Bashkësitë “Kosovatransti” dhe “Spitali i vjetër” stabilizohen me tension të rrymës

Bashkësitë lokale të Pejës, të njohura si “Kosovatransi” dhe “Spitali i vjetër”, janë ndër përfituesit e parë të investimeve nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS.
Nga viti 2014 e deri më sot, KEDS në këto rajone të mëdha të Pejës ka bërë investime të dukshme që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kualitetit të energjisë elektrike dhe stabilizim të tensionit
Investimet që KEDS ka bërë në këto lagje janë të llojeve të ndryshme. “Për bashkësitë në fjalë janë investuar shtylla të tënsionit te ulet 0.4 kV (kilovolt), kabllo vetëmbajtës ABC, njehësorë të zhvendosur jashtë nëpër ormana”, thonë në KEDS.
Sipas kësaj kompanisë së distribuimit të energjisë të gjitha investimet janë të standardeve të larta kualitative europiane.
Muhamet Krasniqi, banor i zonës tregon se invstimet që KEDS ka bërë në këtë pjesë të qytetit, kanë pasur dinamika kryesisht të shpejta. “KEDS ka ardhur me operatorë serioz dhe është punuar mjaft. Ajo që vërehet është kualiteti i tensionit që ka rezultuar me furnizim stabil në ekonomitë ose teknologjitë e amvisërive. Kemi qenë rajon i ngarkuar mjaft, tani edhe me shtëpi por edhe me ndërtime të reja banesore. Këto si duket i ka parë KEDS ka sjellur investime”, tha Krasniqi.
Sa i përket vënies së njehësorëve jashtë, Krasniqi shtoi se ky projekt po rezulton praktik. “Po, tash edhe ne edhe KEDS e kemi më lehtë. I lexojnë vet dhe jemi më të pavarur nga njëri-tjetri”, shtoi Krasniqi.
KEDS ka deklaruar edhe shifrat e përfituesve në këto dy bashkësi lokale të Pejës, nga investimet e viteve të fundit. “Në TS Kosovatransi numri i konsumatorëve përfitues është 471, prej tyre 171 konsumatorë komercial ndërsa në TS Spitali i vjetër, konsumatorë përfitues janë 54 prej të cilëve 14 komercial”, thonë në KEDS.
Sipas inxhinjerëve të KEDS -it me këto investime humbjet teknike jane zvogëluar dukshëm dhe rëniet e tensionit tek konsuamtorët janë eliminuar ose zvogluar maksimalisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame