Burri i Halyna Hutchins, kinematografes që u vra aksidentalisht në xhirimet e filmit “Rust”, tha që është absurde që Alec Baldwin të mos pranojë përgjegjësinë për vdekjen e saj.
“Ideja që personi që mban armën dhe e bën atë nuk është përgjegjës është absurde për mua”, shpjegoi Matthew Hutchins për bashkëprezantuesin e “Today” të NBC Neës, Hoda Kotb gjatë një interviste që transmetohet të enjten.
“Por siguria e armëve nuk ishte problemi i vetëm në atë set”, shtoi Hutchins. “Kishte një numër standardesh të industrisë që nuk u praktikuan dhe kishte shumë palë përgjegjëse”.
Hutchins i referohej një interviste që Baldwin bëri me ABC News, gjatë së cilës aktori foli për atë që ndodhi në xhirimet e “Rust” më 21 tetor.
Aktori nuk mori përgjegjësinë për vdekjen e Hutchins gjatë intervistës, edhe pse ai detajoi momentin se si ndodhi shkrepja e armës.
“Dikush është përgjegjës për atë që ndodhi dhe nuk mund të them se kush është, por nuk jam unë”, tha Baldëin në atë kohë.
Familja ka ngritur padi dhe kërkoi dëmshpërblime për atë që ndodhi me 42-vjeçaren.
Padia ‘kërkon që të mbajnë përgjegjësinë ata që shkaktuan vdekjen e saj tragjike’. /Telegrafi/