Besimtarët muslimanë janë bashkëpunues dhe kontribues në ndërtimin e shoqërisë kosovare, pavarësisht se dikush tenton që të krijojë animozitete dhe përplasje të paqena.Kështu u konstatua sot në konferencën e organizuar nga forumi i rrjeteve sociale “Xhemati i Prishtinës”, në bashkëpunim më institutin KIMES, institutin QESH dhe Klubin për Afirmimin e Mendimit, me titull: “Bashkëpunimi, si rruga e vetme për promovimin e paqes”.
Në këtë takim nga panelistët u theksua nevoja e një marrëveshje të re shoqërore, në të cilën secila palë, në këtë rast besimtarët muslimanë, do të participonin përmes shprehjes së kërkesave dhe nevojave të tyre, si mënyra më e mirë për largimin e keqkuptimeve dhe problemeve që po paraqiten në shoqërinë kosovare.
Amir Ahmeti, nga instituti “KIMES”, ka thënë se disa prej problemeve që po paraqiten në diskursin e përgjithshëm shoqëror, është kur njerëzit adekuat dhe profesional anashkalohen prej diskutimeve, në këtë rast kur flitet për religjionin na paraqiten shumë “ekspertë”.
Sipas tij, kjo qasje po e dëmton paraqitjen e një realiteti të qartë për gjendjen reale në vend, dhe duke e larguar krijimin e stereotipeve që po e dëmtojnë komunikimin normal në mes palëve.
Ai ka folur edhe për nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë të institucioneve shtetërore me ato fetare, dhe bashkëpunimin e fuqishëm që duhet të ekzistojë në mes tyre.
“Bashkëpunimi është një element shumë i rëndësishëm me institucionet shtetëror me bashkësitë fetare. Unë konsideroj se këtu kemi çaluar dhe nuk konsideroj së bashkëpunim i mirëfilltë mund me u quajt kur krerët e institucioneve vizitojnë bashkësitë fetare për Bajram ose për Pashkë dhe me aq përfundon edhe raporti ndërmjet institucioneve dhe shtetit. Mendoj se kjo qasje është e gabueshme dhe raportet duhet me qenë më të mirazhe më të avancuara institucionale me bashkësitë fetare”, ka pohuar Ahmeti.
Arian Xhezairi nga instituti “QESH”, ka thënë se besimtarët muslimanë duhet që modelet e mira dhe të suksesshme t’i prezantojnë në shoqëri, në mënyrë që të jenë kompetitiv në garën e gjithëmbarshme shoqërore, me theks të veçantë fuqizimin e rolit të femrës.
Ai ka folur për nevojën e njohjeve reale të besimtarëve muslimanë, nga vet ata, si mënyra më e mirë për njohjen e problemeve.
Ai ka thënë se komuniteti mysliman po vazhdon të viktimizohet.
“Komuniteti mysliman këtu përkundër të gjitha persekutimeve, përkundër të gjitha linçimeve, gjuhës denigruese që përdoret në mediume në popull vazhdon akoma me u viktimizu dhe me e pozicionu veten si viktimë duke ofruar të kundërtën e asaj që ne jemi paqësorë dhe ne kemi me përhap vetëm paqe”, ka theksuar Xhezairi.
Avokati Asdren Bytyqi, njëherësh përfaqësues i Klubit për Afirmimin e Mendimit, është lëshuar më tepër në çështjet juridike, dhe keqkuptimet që i ka elita politike rreth vlerave liberale.
Ai ka thënë se njëra nga fundamentet e shtetit që është i ndërtuar mbi këto vlera, është barazia para ligjit dhe respektimi i ndërgjegjes dhe lirisë së besimit.
Sipas tij, shteti nuk duhet të ndërhyjë të bashkësitë fetare, mirëpo ta luaj rolin e policit në mes grupeve të ndryshme ideologjike dhe fetare – të qëndrojë neutral.
“Politika jonë – përderisa synojmë ato vlera – duhet që të marrë model nga shtete perëndimore. Shembull pse të mos jetë e njëjta siç janë Gjermania ose Kanadaja”, etj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova