Frizurat e shkurtra ofrojnë mundësi të shumta krijimi
Nga dukja relaksuese, e shprishur deri te elegantja: ekzistojnë një sërë frizurash të thjeshta, klasike deri te mundësitë moderne për meshkuj.
Më e rëndësishme është t’i jepet formë frizurës e cila do t’ju përshtatet – por që të duket njësoj mirë kur është e formësuar në mënyrë relaksuese si edhe kur e bartni kur keni të veshur këmishën dhe kravatën, transmeton Telegrafi.
E thjeshtë, pa tufa
Michael Fassbender na ka bindur me frizurën e tij të shkurtër klasike e cila tërësisht zbulon fytyrën e tij të bukur. Kjo frizurë është për të gjitha kohët, mund të bartet në të gjitha rastet dhe shpejt thahet në ajër.
Shkallë-shkallë
Ish-anëtari i grupit “Take That”, Gary Barlow, bart flokë të shkurtër anash, ndërkaq flokët të gjatë në majë të kokës. Është i qethur shkallë-shkallë dhe flokët janë mjaft të gjatë që të mund të formojnë vijën anash.
Këshillë: Kjo frizurë është posaçërisht atraktive kur bartet me mjekër – gjë që nuk është për takime afariste, por është e përsosur për dalje në vikend me ndokënd të veçantë.
Elegante me xhel
Joshës kulmor: Ylli hollivudian Leonardo Di Caprio. Ky njeri rrezaton pozitivisht me karizmin dhe dukjen e tij.
Cila është shenja mbrojtëse e dukjes së tij? Frizura e tij elegante, e krehur mirë, moderne: flokët janë të gjatë, të krehura anash dhe me shumë pomadë apo xhel.
Kaçurrelat
Ai është njëri ndër fatlumët me flokë kaçurrel natyral: Orlando Bloom. Për të bashkë me kaçurrelat, nevojiten edhe flokë pak më të gjatë – rreth 5–7 cm në majë të kokës dhe rreth 2,5 cm anash kokës.
Formësimi është shumë i thjeshtë: E gjitha që duhet të bëni është që të ndrydheni dyllin në flokë, dhe frizura është gati!
E thepisur
Ricky Martin bart frizurën me thepa. E rëndësishme: Flokët anash duhet të jenë shumë të shkurtra, ndërkaq flokët në majë të kokës rreth 2–3,5 cm, në mënyrë që majat të mund të formësohen në thepa me xhel apo me dyllë.
Thepat mund t’i formësoni në shumë drejtime dhe të çrregullt – kjo frizurë duket e përsosur në flokë të hollë dhe të butë. Spërkatni frizurën me llak për flokë për të qëndruar gjatë tërë ditës.
E shprishur
Ylli i filmit “Muzgu”, Robert Pattinson qëllimisht formëson flokët e veta paksa në mënyrë kaotike. Mënyra e tij e formësimit: Me gishta i ngre dhe i ndan disa tufa flokësh.
Këshillë: Tërhiqni disa tufa përpara për dukje të flokëve të palëmuar: klasike, duke seksi “sikur sapo të jetë ngritur nga krevati”! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren
Pilotja më e bukur në botë fluturon për… (Foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë