Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti kishte bashkëjetuar me një të mitur.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur).


Viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/