A është monogamia natyrale? Nuk ka nevojë t’i shtysh njerëzit të çiftëzohen. Në fakt ne e bëjmë këtë gjë në mënyrë natyrale; flirtojmë, ndjejmë. Na ikën mendja kur biem në dashuri, martohemi. Shumica absolute e njerëzimit martohen vetëm me një njeri në një periudhë. (Helen Fisher)
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Një e vërtetë, ne jemi një specie, e cila i ka pikë të dobët seksin. Martesa tradicionale duket se po sulmohet nga të katër anët e botës, ndërsa po zihet nën vete. Edhe ligjet, edhe mbrojtësit më të zjarrtë të martesës, si shtetet më demokratike SHBA-ja, dhe politikanët si Clinton, Vitter, Gingrich, Craig, Foley, Spitzer, si dhe personalitetet fetare Haggard, Swaggert, Baker, trumbetojnë mbështetjen e tyre për vlerat e familjes. Por, të gjithë kanë takime me dashnoret, me prostitutat dhe me asistentet: vjedhurazi mbajnë lidhje seksi.
Kritikat, refuzimet nuk kanë dhënë rezultate, qindra priftërinj katolikë kanë rrëfyer për mijëra krime seksuale kundër fëmijëve vetëm në dekadat e fundit. Më shumë se një e pesta e viktimave nuk kishin mbushur ende moshën dhjetëvjeçare.
A guxojmë: qoftë edhe ta mendojmë vuajtjen që kanë shkaktuar krime të tilla gjatë shtatëmbëdhjetë shekujve qëkur jeta seksuale iu ndalua në mënyrë perverse priftërinjve me dekret më të hershëm të njohur. Priftërinjtë/papët njeri pas tjetrit kanë mohuar çfarëdolloj kozmologjie që e zhvendoste njeriun nga qendra madhështore e hapësirës të pamasë të universit, ashtu sikurse Darwini ishte dhe për disa ende është përqeshur për faktin se ai e kupton që qeniet njerëzore janë krijuar nga ligjet e natyrës. Po ashtu, shumë shkencëtarë verbohen nga rezistenca e tyre emocionale ndaj çfarëdo varianti evolucionit seksual njerëzor, që nuk rrotullohet rreth njësisë nukleare të familjes monogame (Bashkëjetesa e një burri vetëm me një grua).
Ne mendojmë, dhe sillemi se jetojmë në kohën e Risisë seksuale. Konflikti midis asaj që thuhet se ndiejmë dhe asaj që ndiejmë me të vërtetë mund të jetë burimi më i madh i konfuzionit i pakënaqësisë dhe vuajtjes së panevojshme të kohës sonë.
Përgjigjet që jepen zakonisht, nuk u përgjigjen e pyetjeve themelore të jetës sonë erotike, përse meshkujt dhe femrat janë kaq të ndryshëm në dëshirat, fantazitë, reagimet dhe sjelljet seksuale.
Si shpjegohet, përse avullohet pasioni kaq shpejt nga martesa, përse në fillim dorëzohemi fare dhe heqim dorë nga martesa, pse tradhtojmë njëri/tjetrin dhe përse divorcohemi.
Shoqëria amerikane, që është e orientuar nga biznesi dhe industria ushtarake, por pa lënë pas dore mjekësinë, çka krijuar një industri komplekse të përbërë nga ekspertë të ndryshëm mjekë, ekspertë farmaceutikë, gazetarë të përkushtuar për dhënien e këshillave seksuale, kanë shpërndarë reklama të ndryshme si “Çliro Monstrën tënde të Dashurisë” kjo gazetë të shpërndahet çdo muaj për të ndezur shkëndijën në jetët tona seksuale të luajtshme.
Lërjani ekspertëve të jua shpjegojnë se çfarë u dhemb juve, partnerit tuaj dhe marrëdhënies suaj. Ndoshta penisi i tij ka nevojë të zmadhohet, ose vagjina e saj duhet ngushtuar, ndoshta ai ka probleme zotimi/superego fragmentare, ose kompleks personaliteti. Kujdes, ti nuk duhet të lakmosh shtëpinë e fqinjit, nuk duhet të lakmosh gruan e fqinjit, as shërbëtoren e bukur, mos lakmo asgjë.
Është një fjalë popullore “kajtja të korit, lakmia të çorodit”. Çdo njeri duhet të dijë se ku fillon dhe ku mbaron prona e tij, është e qartë, humbësi më i madh është femra, e cila zhvendos nga roli qendror i respektuar që kishte në shoqërinë e të qenët një tjetër objekt pronë, të cilën mashkulli duhet ta fitonte dhe mbronte bashkë me shtëpinë.
Të dhënat e ekspertëve na sigurojnë se ne jemi xhelozë për partnerët tanë, sepse ndjenjat të tilla janë të natyrshme. Ekspertët janë të mendimit që femrat kanë nevojë për zotime afatgjata që ndjejnë intime seksuale, sepse ato kështu janë ndërtuar.
Disa nga psikologët më të njohur të evolucionit këmbëngulin që shkenca ka provuar se ne jemi, në thelb, një specie xheloze, zotëruese, vrasëse dhe mashtruese, që vetëm për një qime, në saje të aftësive tona shumë delikate, ia kemi dalë të ngrihemi mbi thelbin tonë të errët dhe t’i nënshtrohemi qytetërimit.
Raca njerëzore, në thelb ka egërsinë, lakminë dhe neverinë, që janë më të thella sesa ndikimet kulturore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Tendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Zgjedhjet e stilit 2025: Cili brend do të fitojë për të udhëhequr garderobën tuaj?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze