Për dy ditë radhazi Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur dyert për të gjithë bashkatdhetarët, të cilët janë kureshtarë ta vizitojnë tempullin e legjislativit të vendit, por edhe të bashkëbisedojnë me deputetët.
Të shumtë ishin bashkatdhetarët që kishin ardhur për të takuar deputetët. E, në mesin e tyre ishte edhe Ali Ilazi.
Bashkatdhetari Ilazi në një prononcim për Telegrafin tregoi se nuk vjen për herë të parë në ambientet e Kuvendit.
Pas takimit me deputetët, Ilazi tregoi se drejtoi disa kritika për ta.
“Nga televizori ndryshojnë shumë. Nuk vij për herë të parë. Vij gati çdo vit. Nga ajo që shohim në TV dhe kur vijmë këtu ka ndryshime. Ato ndryshime dhe vërejtjet tona besoj që janë me vend”, tha ai.

Edhe Xhabir Vladi, nga komuna e Ferizajt, tha se para deputetëve paraqiti disa shqetësime të tij.
“I paraqita disa shqetësime në Kuvend. Ato rrëmujat që kanë ndodhë në Kuvend, për ne kanë qenë të papranueshme, pasi ne jemi një demokraci e re. Që 20 vite kemi dalë nga lufta dhe nuk kemi pas nevojë për ato rrëmuja”, tha ai, duke tërhequr një paralele me shtetin aktulisht ku jeton, Zvicrën.

Ndërsa, bashkatdhetari Ramiz Arifi, i cili kishte ardhur me familjen e tij, tha se u njoftuan nga afër me punën që bëhet në Kuvend.
“Meqë Kuvendi i Kosovës ka hap dyert për dy ditë për diasporën tonë dhe me plot dëshirë erdha me familjen në Parlamentin e Kosovës mu u njoftu me punën, me njerëzit që punojnë e që miratojnë ligje dhe ofrojnë shërbime të tjera”, u shpreh ai.

Bashkatdhetari tjetër, Skender Nokaj, Kuvendin e Kosovës e quajti “Tempull i lirisë”.
“Kur vizitojmë Kosovën, dëshira jone e madhe është që të vizitojmë tempullin e lirisë. Këtu janë edhe themelet e Kosovës, besoj”.
Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, i cili i priti disa nga bashkatdhetarët duke dëgjuar me shumë vëmendje të gjitha shqetësimet e tyre tha se ka parë emocione dhe dashurinë e madhe që kanë për atdheun.
“Sot e dje ishin dy ditë të veçanta ngase ishin këta vëllezërit dhe motrat tona që jetojnë dhe punojnë në diasporë. Aty pashë si zakonisht emocionet e tyre dhe dashurinë e jashtëzakonshme për atdheun. Prandaj ky reflektim i dashurisë për atdhe është shumë i nevojshëm për të gjithë njerëzit, edhe për parlamentarët”, ka thënë Kokaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

"Trump do dëbojë mbi 1.800 shqiptarë nga SHBA!" Ministri Hasani rrëfen prapaskenat: Ja pse ndodh

Ndryshim i motit - java nis me shi

Kosova në tryezën e BE-së, Kaja Kallas raporton mbi zhvillimet rreth dialogut me Serbinë

Njohja nga Sudani hap debatin në Kosovë – merita e Osmanit apo ndikim i Erdoganit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit