Ish-mesfushori i njohur i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha vendosi para dy vitesh të tërhiqet nga futbolli i luajtur dhe të ‘varë këpucët në gozhdë’. Thuajse të gjithë jetën e tij, që nga fëmijëria e deri më tani që është 37 vjeç ia ka kushtuar futbollit, në fillim si lojtar, e tashmë si një trajner në zhvillim e sipër.
Vetëm muaj më parë, Migjeni u diplomua nga ‘Shkolla e Trajnerëve’ të Federatës Shqiptare të Futbollit me licencën UEFA A, një licencë profesioniste që e zotërojnë të gjithë zëvendës-trajnerët e ekipeve në kampionatet elitë dhe që është e detyrueshme për të gjithë trajnerët e ekipeve të para dhe U-21, U-19 e kështu me radhë në futbollin profesionist.
Në një intervistë për fshf.org, dikur si kursant në këtë kurs, Migjeni synonte që të pajisej me licencën ‘UEFA A’ e të niste ëndrrën e tij në futboll si trajner. Pas diplomimit, ish-mesfushori kuqezi duket se nuk e pati aspak të vështirë të dallonte mes më të mirëve. Tanimë, si një trajner me kualifikimin e duhur, Migjen Basha është bërë pjesë e ekipit të Lausanne-s në kampionatin zvicerian. Që në fillim të këtij viti të ri, Migjen Basha bëri një hap shumë të rëndësishëm në karrierë, duke u emëruar ‘Talent Manager’ në skuadrën e Lausanne-s në Zvicër.
Në një intervistë për fshf.org, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare rrëfen eksperiencën e tij të re në ekipin zvicerian dhe tregon më tepër rreth detyrës së tij. “Eksperiencën si trajner e kam filluar që prej muajit korrik. Është një punë që më jep shumë çdo ditë dhe po mësoj gjëra të reja. Puna ime në ekipin e Lausanne-s në kampionatin zvicerian është ai i një “talent manager” që do të thotë se bëj menaxhimin e futbollistëve të rinj që nga mosha U-16 deri te lojtarët më mëdhenj, U-21. Pra, si ‘Talent Manager’ më duhet të organizoj stërvitjet specifike në bazë të nevojës, ku duhet të përmirësohet lojtari i ri, e deri te bisedat me prindër dhe me menaxherë të ndryshëm si edhe bisedat për kontratat e shumë të tjera. Më konkretisht, detyra ime është që ta shoqëroj futbollistin e ri deri te porta e profesionalizmit dhe skuadra e parë” – thotë Migjen Basha, i cili tregon gjithashtu se pavarësisht se ka përfunduar kursin në Shqipëri, nuk ndjen asnjë diferencë me trajnerët që janë diplomuar në shtete të ndryshme të Europës.
“Raporti me kolegët është vërtetë shumë i mirë. Çka gjej shumë interesante këtu në Zvicër është se ka trajnerë nga shtete të ndryshme të botës. E teksa bisedojmë ndonjëherë me njëri-tjetrin rreth punës, kam konstatuar se shumë gjëra që kam mësuar në Shqipëri, janë të njëjta me ato që mësohen edhe në shtetet e tjera. Kursi ka qenë me të vërtetë shumë i mirë dhe i vlefshëm. Profesorët janë vërtetë shumë të përgatitur, ndërsa duhet të keni parasysh diçka. Gjatë kohës që je lojtar, nuk e mendon shumë punën e trajnerit, ndërsa kur fillon kursin mendon krejtësisht ndryshe. Personalisht, kam kaluar shumë mirë me të gjithë”.
Migjen Basha nuk nguron të japë edhe sugjerimet e tij për trajnerët dhe profesorët e kursit të Shkollës së Trajnerëve në FSHF. “E vetmja gjë që mund t’i sugjeroja është që t’i jepet mundësia atyre që bëjnë kursin që të mund të kenë mundësinë të vizitojnë klubet europiane për të kuptuar se si punohet. Besoj se do të jetë një mësim shumë i mirë për të gjithë” – sugjeron ish-mesfushori shqiptar, i cili ruan kujtimet më të mira me Kombëtaren dhe ka edhe një mesazh për kuqezinjtë.
‘E kujtoj çdo ditë Kombëtaren dhe kohën që kam kaluar si futbollist me çunat e tjerë, pasi në shtëpi kam shumë foto nga koha kur luaja me Shqipërinë. Një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ndër ditët e mia më të lumtura dhe që nuk do t’i harroj kurrë janë ato kur u kualifikuam për herë të parë në Europianin e vitit 2016. Një këshillë kam edhe për çunat tani: Asgjë nuk është e pamundur, luani me shpirt dhe zemër dhe do t’ia dilni që ta dërgoni Shqipërinë sërish në EURO 2024.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi