Migjen Basha mund të konsiderohet zyrtarisht futbollisti më i ri i Arisit të Selanikut.

Pasi i përfundoi kontrata me Barin, mesfushori i kombëtares kuqezi ka vendosur ta vazhdojë karrierën në kampionatin grek te skuadra e sapongjitur në futbollin helen.


Entuziazëm i madh në radhët e tifozëve të Aris për transferimin e Bashës në Selanik.

31-vjeçari është pritur në aeroport nga një grup tifozësh ultras të Arisit madje njëri prej tyre mbanin veshur fanellën e klubit selanikas me emrin e Kristi Vangjelit mbi shpinë për t’i uruar mirëseardhjen një tjetër futbollisti shqiptar.

37630481 1815483435206422 2673338505756672000 n

Vangjeli ka lënë shenjë në periudhën që ka luajtur për skuadrën selanikase dhe të njëjtën gjë do të kërkojë të bëjë edhe Basha.

“Do të jap 200% për ekipin dhe të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për klubin. Ka mbetur vetëm vizita mjekësore por gjithçka është në rregull, nesër është firma”, ishin fjalët e para të Bashës.

Në orët e ardhshme Basha pritet të firmosë zyrtarisht edhe kontratën që do ta lidhë me Arisin për 2 sezonet e ardhshme.

telegrafi sport app