Basha takon Lu: Meta shkelës i Kushtetutës, jo pazar politik për dekriminalizimin

“Përshëndes Metën që thotë se kërkon hetim ndërkombëtar, por ai duhet të mbledhë konferencën e kryetarëve këtë të enjte në Kuvend dhe ky ligj të votohet nga Parlamenti, duke i hapur rrugë prokurorëve të huaj të hetojnë. Ky është momenti që nga shprehja të kalojë në vepra. Edhe PS-së i kërkojmë ta votojë për këtë ligj. T’i hapim dritën jeshile prokurorëve të huaj për hetimin e aferës më të madhe korruptive në vend”, tha Basha.
Ai theksoi se ia ka kërkuar dorëheqjen Metës jo si kryetar i Kuvendit, por si funksionar i lartë i qeverisë Berisha në kohën kur ishte zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm. “Meta është një shkelës serial i Kushtetutës, duke dhunuar të drejtat e opozitës. Unë e kërkoj dorëheqjen e Metës në kohën kur ishte zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm, si personi që qëndron pas kompanisë DIA, fakte që i kanë bërë publike avokatët e qeverisë së tij dhe të aleatit. të tij. Nuk ia kërkoj dorëheqjen si kreu i Kuvendit, por si personi që ka kërkuar ryshfet për afera korruptive”.
Basha e LuPo ashtu, kryedemokrati pohoi edhe një herë se nuk ka ndër mund të bëjë “Pazar politik” me mazhorancën për çështjen e dekriminalizimit: “Me partnerët tanë diskutuam çështjet kryesore, çështjen e dekriminalizimit, për të zgjidhur krizën, politike dhe ekonomike të vendit për largimin e kriminelëve nga politika dhe administrata. Ne nuk bëjmë pazar politik me asnjë, betejën e dekriminalizimit do ta çojmë deri në fund. Në Parlament ka kundërshtarë për këtë çështje, por PD nuk bën Pazar politik dhe kompromis për luftën kundër krimit dhe luftën kundër korrupsionit”.
Basha pranoi se ka diskutuar me Donald Lu edhe për reformën e drejtësisë, duke mbajtur qëndrim se është kundër kapjes së drejtësisë. /Telegrafi/




















































