Baseli nuk e nisi mirë edicionin aktual të Superligës së Zvicrës, por me kalimin e kohës ka përmirësuar ndjeshëm formën dhe tani është një pretendent serioz për titullin kampion.

Ky përmirësim erdhi kryesisht pas rikthimit të Xherdan Shaqirit në skuadër.


33-vjeçari, i cili tashmë mban edhe shiritin e kapitenit, u kthye në ekipi, pas transferimit nga Chicago Fire në MLS.

Xherdan Shaqiri 5

Baseli, pas 20 ndeshjeve të luajtura, ka sulmin më të mirë të kampionatit me 46 gola të shënuar. Shaqiri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me 8 gola dhe 11 asistime në të gjitha garat e këtij sezoni.

Në krahasim me edicionin e kaluar, ekipi ka bërë përmirësime të dukshme. Në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, Baseli kishte shënuar vetëm 24 gola, ndërsa deri në fund të sezonit arriti shifrën e 45 golave të realizuar.

Aktualisht, Lugano kryeson Superligën me 35 pikë, vetëm një më shumë se Baseli, duke e bërë garën për titull mjaft të hapur.

Baseli do të përballet në ndeshjen e radhës me Zurichun, në një sfidë të rëndësishme që zhvillohet më 2 shkurt. /Telegrafi/

telegrafi sport app