Marc Bartra ka mundësinë që të tregojë vlerat e tij në ndeshjen ndaj Bayernit, për shkak se ai pritet që të luajë nga fillimi në Allianz Arena. Të mos harrojmë se Puyol dhe Mascherano mungojnë, kështu që Bartra mbetet opsioni më i arsyeshëm për Vilanovan.

“Nëse ata më besojnë që të luaj në Munich, unë nuk do t’i zhgënjej. Sa më e vështirë sfida, aq më shumë më pëlqen që ta pranoj. Unë jam përgatitur gjithë sezonin që ky moment të vijë. Unë ndihem mirë me bashkëlojtarët e mi. Po përmirësohem, po hy në ritëm”, ka theksuar Bartra.


Bartra ka 13 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat për Barcelonën. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app