LAJMI I FUNDIT:

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50 për qind mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50 për qind mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla

Barometri i Ballkanit edhe këtë vit e rendit Shqipërinë më arsimdashësen në rajon, pasi gjysma e të anketuarve mendojnë se progresi në jetë vjen nëpërmjet arsimit.

Kur shqiptarët u pyetën se “Çfarë është gjëja më e rëndësishme për ecur para në jetë”, 50 për qind e tyre u përgjigjën “Të kesh arsimin të mirë”.

Përqindja e shqiptarëve që lidh progresin me arsimin është më e lartë se në vendet e tjera të rajonit. Në të kundërt vetëm 24 për qind e boshnjakëve mendojnë se arsimi është baza e progresit në jetë, 15 për qind e shtetasve nga Kosova, 20 për qind e maqedonasve, 21 për qind e malazezëve dhe 21 për qind e serbëve.


Besimi se, progresi vjen nga arsimi i duhur shënoi rënie ndër shqiptarët në krahasim me vitin 2021. Barometri i vitit të kaluar tregoi se në shumicën dërrmuese, rreth 88 për qind e shqiptarëve e lidhen suksesin me arsimin, ndërsa këtë vit vetëm 50 për qind e tyre.

Në përgjithësi njerëzit në rajon mendojnë se progresi në jetë vjen duke njohur njerëzit e duhur. Për shembull, 17 për qind e të anketuarve në Shqipëri mendojnë se në ketë mënyre. Por përqindja e njerëzve që mendojnë kështu është më e ulët se në vendet e tjera të rajonit.

26 për qind e boshnjakëve mendojnë se progresi në jetë vjen me njohjet e duhura, gjithashtu edhe 26 për qind e shtetasve nga Kosova, 37 për qind e maqedonasve, 25 për qind e malazezëve dhe 28 për qind e serbëve mendojnë në këtë mënyrë.

Një pjesë tjetër, rreth një e katërta e popullsisë së rajonit mendon se progresi vjen si rezultat i punës. Duke punuar fort mund të kesh arritje në jetë mendojnë 18 për qind e shqiptarëve, 29 për qind e boshnjakëve, 36 për qind e shtetasve nga Kosova, 15 për qind e maqedonasve, 20 për qind e malazezëve dhe 25 për qind e serbëve.

Rreth 8 për qind e popullsisë në rajon mendon së progresi në jetë vjen nëse je anëtar i një familje të pasur. Personat që mendojnë në këtë mënyrë ishin në përqindje më të larta në Shqipëri (10 për qind) dhe Malin e Zi (12 për qind).

Interesant është fakti se 15 për qind e popullsisë në rajon e lidhin progresin në jetë më të qenit i lumtur. Shqiptaret kanë përqindjen më të ulët të popullsisë që mendon në këtë mënyrë.

Vetëm 5 për qind e shqiptarëve mendojnë se progresi në jetë vjen duke përjetuar lumturi, ndërsa 19 për qind e serbëve dhe malazezëve mendojnë në lumtura është themeli i progresit. /Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori