LAJMI I FUNDIT:

Bardhi: Duam të vazhdojmë serinë e ndeshjeshve të mira dhe fitore kundër Lihtenshtajnit

Bardhi: Duam të vazhdojmë serinë e ndeshjeshve të mira dhe fitore kundër Lihtenshtajnit

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër me fillim nga ora 15:00 në Vaduz të Lihtenshtajnit do ta luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin kundër vendasve, njofton Telegrafi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë dje ka mbërritur në Vaduz, ndërsa sot pas konferencës zyrtare për shtyp do të zhvillojë seancën e vetme stërvitore dhe zyrtare para ndeshjes së nesërme.

Natyrisht, sipas protokollit, edhe pse situata jonë për momentin nuk është as për deklaratë, as për foto dhe as për asgjë, nisur nga tragjedia që ka ndodhur në Koçan, rregullat e UEFA-s e kërkojnë këtë.


Trajneri Bllagoja Milevski me një mesazh ka paralajmëruar ndeshjen e nesërme. “Është ende shumë e vështirë për mua të flas për gjithçka që ndodhi. Edhe një herë, ngushëllimet e mia për viktimat. Ju kërkoj të përqendroheni në çështjet e futbollit, sepse tani është e vështirë për mua të flas për ndonjë gjë tjetër përveç futbollit. Sigurisht, ne kemi ardhur për të vazhduar atë seri fitoresh. Por ne këtë mund ta bëjmë vetëm nëse i përkushtohemi kësaj ndeshjeje në maksimum”, tha trajneri Milevski në konferencën zyrtare për media.

Në konferencën e sotme për shtyp foli edhe kapitenit Enis Bardhi.

“Ngushëllime për familjet, për viktimat. Kjo tregon se jeta është një e panjohur. Ne nuk e dimë se çfarë na pret nesër. Prandaj është shumë e rëndësishme të jetojmë çdo moment dhe të kujdesemi për të gjithë rreth nesh. Sigurisht, ne duam të vazhdojmë atë seri ndeshjesh të mira dhe fitore jo vetëm kundër Lihtenshtajnit, por edhe kundër të tjerëve. Do të japim maksimumin që në minutën e parë të duelit të nesërm” – tha kapiteni Bardhi.

Për shkak të tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe kur ndeshja të luhet në Vaduz do të jetë ende ditë zie në Maqedoni, skuadra ka vendosur të paraqitet me fanella të zeza për të treguar respekt për të vdekurit në tragjedi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi po e shet top yllin për vetëm gjashtë milionë euro

Real Madridi po e shet top yllin për vetëm gjashtë milionë euro

La Liga
Real Madridi më në fund e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Kroosit

Real Madridi më në fund e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Kroosit

La Liga
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Arteta 'i dashuruar' në lojën e yllit të Liverpoolit, dëshiron ta marrë te Arsenali

Arteta 'i dashuruar' në lojën e yllit të Liverpoolit, dëshiron ta marrë te Arsenali

Premier League
Thomas Tuchel i largon tre lojtarë të Anglisë nga ekipi para ndeshjes ndaj Shqipërisë

Thomas Tuchel i largon tre lojtarë të Anglisë nga ekipi para ndeshjes ndaj Shqipërisë

Ndërkombëtare
Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori