Barcelona po përgatitet ta shes sulmuesin francez Ousmane Dembele, edhe përkundër se kishte shpenzuar mbi 100 milionë euro për transferimin e tij.
Katalunasit janë lodhur nga lëndimet e shpeshta të lojtarit dhe kjo është arsyeja që e kanë vendosur në tregun e transferimeve.
Kampioni në fuqi i Spanjës synon që të fitojë më shumë se 60 milionë euro nga shitja e Dembeles në verë.
Barça ka gjetur tanimë zëvendësimin për të dhe janë duke u interesuar ta sjellin në Camp Nou, anësorin holandez Justin Kluivert.
Sulmuesi i Romës ka kaluar dy sezone në kryeqytetin italian dhe po kërkohet nga disa skuadra të ndryshme pasi pritet shitja e tij.
Roma do ta shes Kluivertin për ta përmirësuar bilancin financiar dhe skuadrat si Arsenal, Everton dhe Fiorentina kanë treguar interesim për të.
Për interesimi i Barcelonës ka bërë që Kluivert të mos ngutet sa i përket të ardhmes, pasi ëndrra e tij është të vesh fanellën e Blaugranëve.
21-vjeçari shpreson që Barcelona të bëjë ofertë dhe të luaj për kataluansit, njëjtë siç kishte vepruar babai i tij Patrick Kluivert.
Në anën tjetër Roma është gati të heqë dorë nga ylli i tyre për një shumë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/