Site icon Telegrafi

Barcelona pritet ta shkarkojë Valverden?

Barcelona është e gatshme që ta shkarkojë Ernesto Valverden, pas përfundimit të sezonit në mënyrë katastrofale.

RAC1 raporton se skuadra katalunase është duke u përgatitur që ta shkarkojë trajnerin në orët e ardhshme, pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Mbretit nga Valencia.

Ish-trajneri i Evertonit, Roberto Martinez, është në mesin e trajnerëve për ta marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës, ndërsa aktualisht është selektor i Belgjikës.

Roberto Martinez (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Blaugranasit e fituan titullin e kampionit të La Liga-së, mirëpo dështuan të kalonin në finale të Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga Liverpooli.

Disa anëtarë të bordit të skuadrës së Barcelonës së bashku me tifozët janë të acaruar me Ernesto Valverden dhe strategjitë e tij që i ka përdorur në këtë sezon, andaj e duan me ngulm shkarkimin e tij.

Lexo po ashtu Valverde mund të shkarkohet në fillim të qershorit nga Barcelona

Largimi i trajnerit spanjoll mund të ndodhë në orët në vazhdim, pas di vitesh qëndrimin në stolin e skuadrës katalonase. /Telegrafi/

Exit mobile version