Liverpool kanë shprehur interesimin për transferimin e gjermanit në ‘Anfield’, mirëpo ky mision duket tejet i vështirë.

Sipas medieve spanjolle Barcelona është e gatshme ta shesë portierin gjerman Ter Stegen dhe për këtë e ka njoftuar Liverpoolin.


Ish-anëtari i Borussia Moenchegladbach ka një vlerë prej 20 milionë funteve dhe kjo ka qenë përgjigja e Barcelonës për ekipin anglez.

Tani çdo gjë mbetet në dorë të Liverpoolit, pasi nëse duan transferimin e Ter Stegenit në Ligën Premier, atëherë duhet të paguajnë 20 milionë funte. /Telegrafi/

telegrafi sport app