Më herët gjatë kësaj jave, ishte raportuar se Adrien Rabiot nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Juventusin duke u larguar kështu si lojtar i lirë.
Mesfushori francez tashmë është vënë në kërkim të një ekipi të ri, teksa nuk përjashtohet mundësia se destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Spanja.
Barcelona dhe Real Madridi më herët raportohej se ishin të interesuara për Rabiot dhe sipas CaughtOffside, që të dyja klubet kanë mbajtur bisedime me përfaqësuesit e Rabiot.
Sidoqoftë, asnjëra prej skuadrave nuk është në një pozicion të favorshëm për të nënshkruar me të, pasi Manchester United llogaritet si favoriti kryesor në këtë fazë.
Rabiot ka spekulime se po kërkon një kontratë tre vjeçare me një pagë vjetore prej 10 ose 15 milionë euro në sezon.
Kjo do ta bënte atë lojtarin me pagën më të madhe tek të dyja klubet, por duke konsideruar se ai nuk do të ishtë zgjedhja e parë tek të dyja klubet, do të ishte një befasi e madhe nëse njëra prej tyre bën ndonjë lëvizje serioze.
Rabiot kishte zhvilluar gjithsej 212 ndeshje me fanellën e Juventusit duke arritur që të shënojë 22 gola dhe të dhurojë 15 asistime.
29-vjeçari ishte gjithashtu pjesë e Francës në Kampionatin Evropian 2024, aty ku luajti në pesë ndeshje nga minuta e parë./Telegrafi/