Jeta Aliu, studente në fakultetin e Shkencave Politike në vitin e tretë, ëndërron të punojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, por ajo thotë se e ka të vështirë sepse ky profesion dominohet nga meshkujt.
Sipas saj, dominimi i gjinisë mashkullore tashmë shihet edhe në fakultet.
“Unë jam në përfundim të studimeve në Shkenca Politike, dhe nuk është që shoh ndonjë perspektivë të madhe në të ardhmen, për shkak se meshkujt dominojnë. Unë si femër, besoj që do të jem e dominuar, tashmë ndjehem e dominuar në disa raste edhe në fakultet. Por, nuk kam çfarë të bëj, ky është realiteti jonë”, thotë Jeta, e cila për momentin punon në një sallon të bukurisë.
Gratë sot gëzojnë të drejtën e votës, shkollimit, punësimit dhe shumë të tjera. Por, në shtetin e Kosovës, prania e gruas në organet vendimmarrëse nuk është në nivelin e duhur.
Në Kuvendin e Kosovës, 30 për qind e deputetëve janë gra. Mirëpo, prej 30 komunave në Kosovë, asnjëra nga to nuk udhëhiqet nga një grua. Gjithashtu, vetëm një ministri udhëhiqet nga një grua.
Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën për Hulumtime dhe Studime Gjinore, tha se përfaqësimi i gruas në sferën politike nuk është i mjaftueshëm, dhe sipas saj, shteti i Kosovës ka bërë një kthim prapa, për sa i përket çështjeve gjinore.
“Kosova ka një kthim prapa, sepse në vitet e mëhershme kishim disa gra të cilat ishin më të zëshme, më të dukshme në sferën publike, në jetën politike. Ndërsa tani kemi vetëm 30 përqindëshin në Parlament, i cili është i pamjaftueshëm që çështjet gjinore ose avancimi i barazisë gjinore të jetë më i dukshëm. Duke marrë parasysh që gratë janë aq të papunësuara, dhe aq jo të përfshira në jetën publike, kjo e ka degraduar gjithë këtë sistem, sepse, përfshirja e grave në jetën publike dhe politike është realisht krejt e padukshme”, thotë Demolli.
Gjithashtu, Demolli thekson se besimi i grave ndaj politikës dhe partive politike në Kosovë, është tejet i ulët dhe se dita ditës edhe dukë rënë edhe më shumë.
“Ka ardhur ajo kohë kur besimi i grave në Kosovë nuk do të jetë më, ai besim që partitë politike do të ndryshojnë, sepse, premtimet në kohën e fushatave zgjedhore kanë qenë tejmase të shprehura. Ka pasur premtime të partive politike që do të qeveriset 50 me 50, gra dhe burra do të qeverisin në mënyrë të barabartë, dhe për që shkon degradimi deri në këtë masë, ne nuk e kemi menduar”, shton Demolli.
Ndërsa, Arijeta Rexhaj, drejtoreshë e Qendrës për Trajnime dhe Studime Gjinore, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se forumet e grave dhe formacionet e ndryshme duhet të bëhen më aktive, në mënyrë që roli i gruas në vendimmarrje të jetë më aktiv dhe më prezent në shoqërinë kosovare.
“Forumet e grave, formacionet e ndryshme, koalicionet, grupacionet duhet të bëhen funksionale, dhe të forcohen në mënyrë që të luajnë rol aktiv në rritjen e pjesëmarrjes së gruas në jetën politike, e posaçërisht në pozitat vendimmarrëse”, tha Rexhaj.
Sipas Rexhajt, Qeveria është ajo që duhet të krijojë kushte të barabarta për të dyja gjinitë.
“Pikërisht është Qeveria ajo që duhet të ishte garantues dhe zbatuese e krijimit të kushteve të barabarta për të gjithë. Por, po e shkelë këtë zotim dhe standard, me vetëm një ose dy gra, sa janë të përfshira në këtë Qeveri. Mirëpo, për fat të keq edhe mandateve të kaluara, i kemi pas maksimum vetëm dy gra në pozita vendimmarrëse”, tha Rexhaj.
Ligji për barazi gjinore, obligon që 40 për qind e grave të jenë të përfshira në pozita vendimmarrëse, ndërsa 30 për qind e ligjvënësve kosovarë duhet të jenë të gjinisë femërore.
Pozita më e lartë e mbajtur ndonjëherë nga ndonjë grua në Kosovë është nga Atifete Jahjaga, e cila ishte presidente e vendit nga viti 2011 deri në vitin 2016.
Për studenten Jeta Aliu, të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk janë aspak premtuese.
Sipas të dhënave të fundit nga kjo agjenci, mbi 65 për qind e të rejave në Kosovë janë të papuna. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët