Pavarësisht se afati për zgjedhjen e presidentit të ri po afron, partitë politike janë larg konsensusit për postin e të parit të vendit. E kjo situatë pritet të prodhojë ngërç dhe krizë të thellë politike.
Njohësi i rrethanave politike në vend, Mazllum Baraliu thotë se nëse partitë politike nuk reflektojnë, duke hequr dorë nga interesi partiak dhe dëshira e madhe për pushtet, vendi do të hyjë në një krizë politike.
E kjo krizë sipas tij do të prodhojë domosdoshmërish edhe zgjedhje të reja të parakohshme.
“Para krizës jemi edhe për arsye të shumta, por mbi të gjitha për shkak të një qëndrimi paprecedent i cili është një avaz i pandryshuar i subjekteve politike të cilat fatkeqësisht edhe kësaj radhe pushtetin si duket po e vejnë me çdo kusht para interesave të shtetit. Dhe kjo gjendje gjithsesi që mund të përsëritet me ngërçe dhe mund të përcillet dhe mund të përfundojë me ngërçe politike të cilat mund të sjellin deri te një krizë, e që domosdoshmërish qon deri të shpërndarja e parlamentit dhe rrjedhimisht zgjedhjet e reja të parakohshme”, pohoi ai.
Baraliu ka kritikuar ashpër të gjithë spektrin politik në vend, për të cilin thotë se për interesa të ngushta të klaneve kanë krijuar një polarizim të skajshëm të qëndrimeve, e të cilat më së shumti po i vuajnë qytetarët e vendit.
“Pikërisht për shkak të këtij avazi politik dhe qëndrimeve polarizuese të interesave të ngushta të klaneve dhe partive të ndryshme politike të cilat nuk po vrasin mendjen se çfarë i ndodh qytetarëve, çfarë pasoje mund të sjellin sjelljet e tyre, rrjedhimisht vetëm po e shikojnë interesin e tyre politik dhe profitabil në kuptimin e kapitalit politik dhe atij institucional. Mund të kemi krizë mund të kemi probleme. Duhet pritur dhe shikuar se a do të ketë thjesht një tjetër qasje diametralisht e kundër me këtë deri më tani, për një marrëveshje që do ta tejkalon këtë problemin e presidentit dhe do të vazhdonte kjo qeveri. E kundërta, zgjedhjet janë imperativ i pashtyrë dhe alternativë e vetme”, thotë ai.
Derisa klasa politike në vend po merret me interesa të ngushta partiake, Baraliu shton se Serbia haptazi po armatoset dhe po kërcënon Kosovën me luftë.
Sipas tij, partitë politike po e rrezikojnë edhe stabilitetin dhe të ardhmen e popullit dhe vendit tonë.
“Dhe këta nuk po ndryshojnë qasje as qëndrim dhe në këtë mënyrë po e rrezikojnë jo vetëm prosperitetin dhe demokracinë e këtij vendi, por edhe stabilitetin e sigurisë dhe qenësisë sonë në këtë vend, për arsye se Serbia haptazi para Evropës dhe para botës po armatoset me mjete më të sofistikuara ruso-kinez e të tjerë, ndërkohë që ne po sillemi sikur nuk po ndodh asgjë rreth nesh”.
Baraliu në fund ka apeluar të gjitha partitë politike që të heqin dorë prej ambicieve të panevojshme dhe të dëmshme dhe të punojnë për të mirën e popullit, pasi edhe pandemia ka rënduar dukshëm jetën e qytetarëve
“Porosia ime është që të vetëdijesohen, të heqin dorë prej këtyre ambicieve definitivisht të panevojshme dhe të dëmshme por dhe të parealizueshme optimalisht sipas rrethanave që i kemi për të mos thënë edhe patologjike se disa segmente politike të cilat dëshirojmë me çdo kusht të mbajnë pushtetin ose ta realizojnë pushtetin pa e vrarë mendjen për qytetarët dhe gjendjen e tyre ku gjendja me Covidin është alarmante dhe fatale. Një pandemi mortajë dhe këta do duhej të reflektonin që të krijojnë stabilitet dhe perspektivë për vendin dhe qytetarët e tij dhe jo të sillen kështu siç po sille me dashuri më shumë për pushtet sesa për shtet dhe qytetarë”, thotë ai për kp.
Edhe liderët e partive politike tashmë kanë qartësuar pozicionet e tyre, duke thënë se nëse nuk ka një marrëveshje për presidentit, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi