LAJMI I FUNDIT:

Baraliu: Rinumërimi do t’i heqë të gjitha dilemat

Baraliu: Rinumërimi do t’i heqë të gjitha dilemat

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, ka thënë se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për rinumërim të plotë të votave në Prishtinë dhe në Prizren, si dhe për rinumërim të pjesshëm në Dragash dhe në Rahovec, është dashtë të merret pas numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga diaspora.

Megjithatë, ai ka thënë se rinumërimi duhet të jetë i pranuar dhe i mirëseardhur nga të gjitha subjektet politike.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Baraliu ka thënë se asnjëri subjekt politik nuk ka arsye dhe nuk do të duhej t’i frikësohej rinumërimit.


“Pa e kontestuar vendimin e PZAP-it dhe legjitimitetin e tij, mendoj se subjektet politike nuk kanë asnjë arsye të hezitojnë, por duhet të jenë të gatshme ta pranojnë këtë proces në mënyrë që t’i verifikojnë edhe një herë votat e tyre dhe votat e kandidatëve që janë në kontest. Subjektet që nuk kanë kërkuar rinumërim, këtë vendim mund ta marrin si një lloj presioni dhe, si i tillë, të merret me rezervë. Në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të duhej të merrte me rezervë dhe as me hezitim këtë vendim, por do të duhej ta pranonte vendimin ashtu siç është, në mënyrë që të verifikohet çdo votë”, ka thënë Baraliu, duke shtuar se rinumërimi do t’i heqë të gjitha dilemat.

Baraliu nuk beson se rinumërimi mund ta ndryshojë rezultatin por, sipas tij, në fund të gjitha palët duhet ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Kalo në kategori