Banorët e fshatit Sfaraqak të Vushtrrisë do të mbesin pa furnizim me ujë të pijes deri në ditën e nesërme.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se shkas për këtë është pëlcitja e gypit kryesor furnizues në dy lokacione, shkruan Telegrafi.


Sipas njoftimit, sanimi i këtij gypi pritet të bëhet nesër në orët e pasditës.

“Si pasojë e pelcitjes se gypit kryesor furnizues në dy lokacione, konsumatorët e fshatit Sfaraqak të Vushtrrisë , nuk do kenë furnizim me ujë të pijes deri nesër me datë 13.12.2024 në orët e pasditës, kur pritet sanimi i gypit. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/