LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 2° cloudy

Banorët e rrugës “Gjon Serreqi” në hall me kanalizimin, kundërmon era

Banorët e rrugës “Gjon Serreqi” në hall me kanalizimin, kundërmon era

Banorët e lagjes “Dragodan” në Prishtinë, ankohen se tash e katër vjet kanë probleme me shpërthim të kanalizimeve në rrugën “Gjon Serreqi”.

Në periudhën kur temperaturat janë të larta, banorët po e kanë të pamundur t’i hapin dritaret madje edhe mbrëmjeve për shkak të kundërmimit nga kanalizimi, transmeton Telegrafi.

Arjeta Mjekut nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU)- Prishtina, ka thënë se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit kanë pastruar në mënyrë të detajuar, mirëpo kontraktori i komunës ka hedhur zhavorr pa i sanuar gypat prandaj po ndodhin këto telashe.


“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit, përveç që kanë zhbllokuar nga mbeturinat pusetat edhe i kanë pastruar në mënyrë të detajuar. Tash ka mbet komuna të merret me gypin e kanalizimit pasi është përgjegjësi e tyre ngaqë kontraktori i komunës së Prishtinës, pasi e ka dërguar komuna e kanë mbushe me zhavorr pa e sanuar gypin fare, andaj po ju sjellë telashe”, thotë ajo.

Veç kësaj ajo thotë se përgjegjësia për këtë problem është vetëm e komunës, pasi që sipas saj, pjesa që i takon KRU- Prishtinës është përfunduar me sukses.

“Pra, përgjegjësinë duhet kërkuar në komunë pse ka ardh deri këtu. Ne pjesën tonë e kemi përfunduar me sukses”, u shpreh ajo.

Drilon Pireva nga Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. e cila është në përgjegjësi të Komunës së Prishtinës tha për Telegrafin se me kërkesë të komunës nga e hëna do të intervenohet në atë pjesë.

“Kërkesa për intervenim na ka ardh në këtë javë. Të hënën parashihet në bazë të planit operativ të fillojnë intervenimet në atë pjesë. Ne jemi kontraktor të komunës dhe i trajtojmë kërkesat e komunës, prioritetet i cakton komuna”, tha ai.

Ndryshe, Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje definitive nga komuna në lidhje me rastin, por ata ishin të pa-qasshëm në përgjigje. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori