LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Moskës nuk po vaksinohen, Sergey Sobaynin: Po rriten infektimet dhe vdekjet nga COVID-19

Banorët e Moskës nuk po vaksinohen, Sergey Sobaynin: Po rriten infektimet dhe vdekjet nga COVID-19

Kryetari i Moskës, Sergey Sobyanin deklaron se pak qytetarë kishin zgjedhur të vaksinohen kundër COVID-19.

Spitalet në kryeqytetin rus vazhdojnë të jenë pranë kapaciteteve maksimale me pacientë të sëmurë dhe me raste të vdekjeve në nivele të larta, pavarësisht se vaksinat janë gjerësisht të disponueshme për gati gjashtë muaj.

“Është e jashtëzakonshme. Njerëzit po sëmuren, ata vazhdojnë të sëmuren, ata vazhdojnë të vdesin. E megjithatë ata ende nuk duan të vaksinohen”, tha Sobyanin.


Që nga fillimi i këtij viti, çdo banor i Moskës duhet të paraqitej pranë qendrave shëndetësore vetëm me letërnjoftim për të bërë vaksinën.

“Ne ishim qyteti i parë që njoftuam fillimin e vaksinimit masiv. Por, deri më sot përqindja e njerëzve të vaksinuar në Moskë është më e vogël se në çdo qytet evropian”, tha shtoi ai.

Për të shpejtuar procesin e vaksinimit, qendra të posaçme u hapën edhe në qendrat tregtare dhe parqet e Moskës, ndërsa të moshuarve ju është ofruar pagesa indirekte si një nxitje shtesë. Megjithatë, vetëm 1.3 milion njerëz në Moskë kanë marrë një dozë deri më tani nga 12 milion banorë.

Një hulumtim i pavarur tregon se, 62 për qind e rusëve nuk ishin të gatshëm të merrnin vaksinën “Sputnik V”, me moshat 18 deri 24 vjeç më ngurrues. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori