LAJMI I FUNDIT:

Banorët e kënaqur me investimet e KEDS-it në rajonin e Podujevës

Banorët e kënaqur me investimet e KEDS-it në rajonin e Podujevës

Investimi i radhës nga KEDS në rajonin e Podujevës është shtrirë në fshatrat Bradash e Letanc të kësaj komune.
Në lokalitetin e Bradashit gjatë këtij projekti KEDS ka vënë 40 shtylla të tensionit të ulët, 53 shtylla të tensionit të mesëm, 3275m rrjet të tensionit të ulët dhe 2160m të tensionit të mesëm.

Pas këtij investimi për banorët e kësaj ane, sidomos për konsumatorët e amvisërisë, është rritur siguria dhe është stabilizuar energjia elektrike. Ata tashmë nuk kanë probleme për përdorimin e pajisjeve elektrike shtëpiake.

Për Dorontina Gashin nga ky fshat, tash gjithçka është më mirë. “Boll të dobët e kemi pas rrymën, për me bë drekën është dashur prej mëngjesit me nxeh shporetin. Një frymë me fry, na u prishnin telat. Tash e dhe bojleri edhe shporeti po nxehen menjëherë. Korrektorët ma nuk na hyn në punë, i kemi hek krejt”, ka thënë Dorontina Gashi, nga fshati Bradash i Podujevës.


Në përfundim e sipër janë demontimi i shumicës së rrjetit të vjetër që kanë kaluar nëpër prona private dhe tani kanë përreth rrugëve të lagjeve.

Me vendosjen e kabllove bistekë është ngritur siguria e konsumatorëve, me këtë janë zvogëluar edhe humbjet teknike.

Edhe banori tjetër, Behram Jashari, falënderon punëtorët e KEDS-it për ndryshimet energjetike që ua kanë sjellë.
“Kompania KEDS është duke punu tepër mirë. Punëtorët që kanë punu këtu janë sjellë shumë mirë. Gjithmonë kemi qenë të informum për punën që bënin dhe asgjë nuk bënin pa lejen tonë”, ka thënë Jashari.

Numri i familjeve të cilët kanë përfituar nga realizimi i këtij projekti është 63.

Po në këtë komunë, në fshatin Letanc, KEDS është kthyer përsëri për të investuar në ndërrimin e rrjetit elektrik. Kohë më parë KEDS këtu ka vendosur trafon duke rritur kështu kapacitetet energjetike në këto anë.

Sipas projektit kësaj radhe në “LP 20 kV, Drejtimi i Letancit” KEDS ka vendosur 202 shtylla të tensionit të mesëm, 10935m rrjet të tensionit të mesëm ajror dhe 5200m rrjet të tensionit të mesëm nëntokësor.

Edhe në Letanc banorët kanë ndjerë investimet e KEDS-it, dhe me këtë është rritur siguria e konsumatorëve dhe janë zvogëluar humbjet teknike dhe rëniet e tensionit.
Projekti është në përfundim e sipër dhe janë duke u demontuar rrjetin e vjetër dhe zhvendosur ato nga pronat private.

Ky investim është edhe një zotim i KEDS-it për të përmbushur obligimet për nevojat energjetike të konsumatorëve në këto anë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Ekonomi
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Ekonomi
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Botë
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Botë
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Kalo në kategori