LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Batincës pa ujë, banorët akuzojnë kryetarin e Studeniçanit (Video)

Banorët e Batincës pa ujë, banorët akuzojnë kryetarin e Studeniçanit (Video)

Rreth 300 familje në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit po përballen me mungesë të ujit të pijshëm në temperaturat e larta që po arrijnë deri në 42 gradë celcius. Këta banorë çdo ditë përballen me vështirësi të shumta gjatë furnizimit me ujë të pijshëm, duke u detyruar që të bartin ujë nga fshatrat përreth.

”Tetë vjet, ne këtu në fshat nuk kemi ujë as verës as dimrit. Nuk bëhet fjalë për një ditë dy ose tre po tetë vjet”, deklaron banori Selam Xheladini.

Banorët kësaj radhe i dhanë një mesazh kreut të Komunës, duke thënë se për problemin e ujit ai ka qenë i inofrmuar disa herë, ndërsa akuzojnë se kërkesa e tyre ka hasur në vesh të dhurdhër.


”E kemi edhe një mesazh. Bëhet fjalë për jetën e fshatarëve, me të vërtetë ai ka ujë në shtëpi për familjen e vet. Le ta mendojë 24 orë t’i ndalet uji dhe të mos ketë edhe e sheh se çfarë do të thotë edhe ta kuptojë se si është të mos kesh ujë me vite. Le ta ketë parasysh atë që na e ka premtuar para katër viteve, sepse nëse do kishte punuar populli përsëri do ta votonte por nëse nuk punon është mëse e qartë populli nuk e jep votën”, thotë për TV Shenja baroni Sabri Imeri.

”Deri tash prej vitit 2001 kushdo që ka qenë në funksion të partive për Karshiakën asgjë të mirë nuk kanë sjellë . Paramendoni, në pjesën e Batincës 300 shtëpi vuajnë për ujë edhe verës edhe dimrit”, thekson banori Ramiz Mulsiovski.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, tha se probemi nuk qëndron te ai, meqë siç thotë, ai ka bërë gjithçka që i takon atij.

”Po është e vërtetë ky problem paraqitet gjatë stinës së verës , mirëpo për informim të qytetarëve u them se ujësjellësi i fshatit Batincë si dhe i Studenicanit dhe rrjeti i ujësjellësit të Moranës janë nën kompetenca të ndërmjarrjes publike të Qytetit të Shkupit. Si komunë kemi marrë masat në bazë të kompetencave që i kemi ne”, potencon kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku.

Përpos mungesës së ujit të pijshëm, banorët e Batincës ankohen edhe për problemet e shumta infrastrukturore, duke theksuar edhe deponinë ‘Drislla’, e cila gjandet në afërsi të fshatit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori