Në emër të Qeverisë së Kosovës, Ministri i Financave Bedri Hamza, nënshkroi sot në Luksemburg, së bashku me Zëvendës-Presidentin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) Dario Scannapieco, Marrëveshjen e Huasë për financimin e projektit për Autostradën Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq në vlerë prej 80 milionë euro.
Projekti për Autostradën Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq është një ndër prioritetet qeveritare që do ti ndihmojë qytetarëve të Kosovës, me theks qytetarëve të Dukagjinit, por që është më e rëndësishmja përveç që do ta lidh Kosovën me shtetet tjera evropiane do të ketë edhe ndikim në zhvillim ekonomik të vendit.
Kjo është marrëveshja e dytë financiare që po nënshkruhet për këtë projekt, pas asaj me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tanimë e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës. Përveç dy kredive, për këtë projekt gjithashtu janë përfituar grante nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Ministri Hamza tha se “Jam shumë i lumtur që Kosova ka arritur atë fazë të zhvillimit të përgjithshëm që të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin me Bankën Evropiane për Investime përmes kësaj marrëveshje shumë të madhe financiare, por shumë domethënëse për shtetin dhe për Bankën Evropiane për Investime”.
“Qeveria e Kosovës e konsideron Bankën Evropiane për Investime si një partner strategjik për zhvillim dhe integrim evropian, gjë që do të reflektohet edhe përmes investimeve tona të përbashkëta në sektorë të tjerë”, shtoi ministri Hamza.
Ndërsa, Zëvendës-Presidenti Scannapieco theksoi se pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, kjo është marrëveshja e dytë financiare që po nënshkruhet mes dy institucioneve dhe kjo më së miri dëshmon se sa jemi të përkushtuar të jemi prezentë në një Kosovë me trende shumë të mira makro fiskale.
Ai theksoi se “Banka Evropiane për Investime ka ndarë për Kosovën 257 milionë euro, prej të cilave deri më tani janë nënshkruar 149 milionë euro marrëveshje financiare”.
Gjatë vizitës në Luksemburg, Ministri Bedri Hamza pritet të takojë edhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë të Bankës Evropiane për Investime për të diskutuar progresin e projekteve aktuale në Kosovë dhe mundësitë e financimit të projekteve potenciale për Kosovën, me theks të veçantë për sektorin e mjedisit, shëndetësisë, dhe sektorin privat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos