Banka Popullore njofton se gjatë ditës së djeshme, për një kohë të shkurtër u vështirësua ose bllokua qasje deri te ueb-faqja e Bankës Popullore dhe bankave vendore si rezultat i sulmeve.

Kjo, sipas Bankës Popullore, u tejkaluan përmes masave që u ndërmorën nga Banka Popullore, bankat dhe ueb-provajderët.


"Siguria, përkatësisht privatësia dhe integriteti i të dhënave në asnjë moment nuk u rrezikua", thonë nga Banka Popullore.

Ata sqarojnë se sulmi ka të bëjë me një numër të madh të klientëve fiktiv nga lokacione të ndryshime të cilët kërkojnë kinse informacione nga ueb--faqja, dhe për shkak se serveri ngarkohet i dihet kohë të përgjigjet ndaj kërkesave dhe se në asnjë rast nuk ndryshon përmbajtja e ueb-faqes.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, hakerët grekë bënë të ditur se janë sulmuar disa banka në Maqedoni./Telegrafi/