LAJMI I FUNDIT:

Banka Kombëtare: Vazhdimisht po forcojmë kapacitetet për zbulimin e parave të falsifikuara

Banka Kombëtare: Vazhdimisht po forcojmë kapacitetet për zbulimin e parave të falsifikuara

Banka Popullore njoftoi sot se gjatë vitit të kaluar mbi 200 punonjës të bankave dhe institucioneve komerciale janë trajnuar nga ekspertë për zbulimin e shpejtë të mostrave të dyshimta të parave në sistemin për trajtimin e falsifikimit të parave.

“Hallka më e rëndësishme në zinxhirin e trajtimit të falsifikimit të parave janë personat të cilët, duke kryer veprimtarinë e tyre profesionale, vijnë çdo ditë në kontakt me paratë e letrës dhe të prera dhe janë pengesa e parë në mbrojtjen e integritetit të parave. Kështu, me forcimin e kapaciteteve të të gjithë trajtuesve të parave të gatshme, sigurohet zbulimi i shpejtë i mostrave të dyshimta, largimi i tyre nga qarkullimi dhe dërgimi në Bankën Popullore”, thuhet në njoftim.

Banka qendrore thekson se ekspertët e Bankës Popullore gjatë viteve organizojnë trajnime të rregullta të detyrueshme për njohjen me elementet mbrojtëse të valutave vendase dhe të huaja, për punonjësit në institucionet financiare, pra në banka dhe qendra cash.


Si rekomandim nga projekti i binjakëzimit “Forcimi i kapaciteteve të sistemit për luftimin e falsifikimit të eurove”, Banka Popullore, siç thuhet në njoftim, ka zgjeruar trajnimin për të përfshirë përfaqësues nga institucionet e përfshira në sistemin për trajtimin e falsifikimit të parave dmth nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria doganore, Prokuroria Publike dhe Policia Financiare.

“Banka qendrore, si i vetmi institucion i autorizuar për përcaktimin e autenticitetit të parave në letër dhe monedha të shprehura në denarë dhe në valutë të huaj, kryen analiza eksperte dhe ofron mbështetje adekuate në procesin e trajtimit të falsifikimit. Në periudhën e kaluar është intensifikuar shkëmbimi në kohë i të dhënave me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare për kryerjen e analizave teknike dhe zbulimin e parave të falsifikuara”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori