Banka e Shqipërisë kërkon rishikimin e skemës së pensioneve, ndërsa kërkon që ajo të jetë në përputhje me skemat e Bashkimit Evropian.
Kështu deklaroi sot, zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi, në Komisionin e Ekonomisë, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2025. Ajo theksoi se skema aktuale mund të kthehet në një rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike.
Minxhozi tha se, “zhvillimet aktuale kanë nxjerrë në pah nevojën e rishikimit të skemës së pensioneve. Skema e pensioneve po sfidohet fort nga ndryshimet demografike, plakja e popullsisë dhe emigrimi i krahut të punës. Mbështesim qeverinë në një skemë të re në përputhje me skemat e BE-së. Skemën e pensioneve duhet ta rishikojmë, sepse bëhet rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike”.
Ndërsa drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli vuri në dukje se, sa i takon skemës së re të pensioneve, fillimisht duhet të analizohet informaliteti që qëndron në parametra të lartë.
Themeli deklaroi se, “ka një shkallë të lartë informaliteti sa i takon deklarimit të pagave. Në gjykimin tonë përpara se të eksplorohen parametrat e reja të sistemit të pensioneve do të ishte e udhës të kuptoheshin drejt përmasat e këtij informaliteti, në mënyrë që të mos devijojnë parametrat e skemës së re”.
“Jemi nga të paktat vende që në momentin që qeveria rrit pagën minimale, ne na rritet edhe numri i punonjësve, sepse bizneset kanë shumë punonjës me paga të larta dhe nuk i raportojnë”, u shpreh Themeli.
Ndërsa deputetja e opozitës Jorida Tabaku, u shpreh se, “buxheti 2025 nuk parashikon ndryshimin e skemës së pensioneve”.
“Sot skemës së pensioneve i mungon kontributi i 40% të forcës aktive për punë, për shkak të emigracionit. Ndërkohë buxheti 2025 nuk parashikon fond shtesë që ti adresohet skemës së pensioneve. Ndërkohë kontributet shoqërore që kontribuojnë në skemën e pensioneve janë rritur me 60% si efekt i rritjes së pagës minimale, ndërkohë që rritja që rritja që mund të vijë nga formalizimi mund të jetë maksimalisht 10-15 milionë euro, jo më shumë, duke e vendosur në retorikë politike skemën e pensioneve”, deklaroi Tabaku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët