Banka Botërore sot do të prezantojë Raportin e Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore.

Sipas një njoftimi të mëhershëm, Raporti fokusohet në performancën dhe perspektivën ekonomike në vendet e Evropës Juglindore si dhe faktorët që ndikojnë në parashikimet për rritjen ekonomike.


Prezantimi bëhet në zyrat e Bankës Botërore në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë. /Telegrafi/