LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Ngadalësohet rritja ekonomike e Kosovës në 3.1 për qind

Banka Botërore: Ngadalësohet rritja ekonomike e Kosovës në 3.1 për qind

Pas një ngadalësimi të investimeve dhe konsumit privat, rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kosovës për vitin 2022 pritet të ngadalësohet në 3.1 për qind.

Sipas raportit “Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje“, në kontekstin aktual, mbështetja për të zbutur ndikimin e çmimeve në rritje të energjisë dhe ushqimeve duhet të fokusohet te më të cënueshmit.

“Në periudhën afatmesme, zbatimi i përshpejtuar i reformave strukturore në energji, arsim, mbrojtje sociale dhe kujdes shëndetësor është thelbësor për të rritur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të Kosovës”, thekson raporti.


Po ashtu, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se ka ngadalësim të rritjes ekonomike në vitin 2022.

Në Komisioni për Buxhet dhe Financa, Mehmeti pati thënë se parashikimet gjatë këtij viti janë diku rreth 3 për qind. Kjo sipas tij po ndodh për shkak të dobësimit të fuqisë blerëse, zvogëlimit të kërkesës së brendshme dhe rritjes së deficitit të eksportit neto.

“Rritja e lartë e aktivitetit ekonomik e realizuar në vitin 2021 pritet të ngadalësohet në vitin 2022 dhe parashikimet tona janë që të jetë diku rreth 3 për qind. Ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të jetë kryesisht pasojë e rritjes më të ulët të kërkesës së brendshme dhe rritjes së deficitit të eksportit neto. Përderisa rreziqet nga pandemia janë zvogëluar, rritja e rimëkëmbjes ekonomike pritet të ngadalësohet nga pasojat e tashme të dy krizave, e para është pengesat ende evidente nga zinxhiri i furnizimit nga pandemia dhe presioni shoqëruese të inflacionit të kombinuara me efektet e kombinuara të luftës në Ukrainë që e përforcojë edhe më tej rritjen e çmimeve, dobësimin e fuqisë blerëse dhe rënien e besueshmërisë”, pati theksuar Mehmeti.

Ai ka thënë se inflacioni në Kosovë është i importuar dhe çdo masë e tyre vetëm do të pengonte rritjen ekonomike.

“Çdo masë e marrë në këtë drejtim neve na qon vetëm në stagflacion, pra ka shumë efekte dhe pengon rritjen e aktiviteteve ekonomike në vend. Përderisa inflacionin e kemi të importuar nga jashtë faktikisht me rritjen e përqindjes së rezervës të detyrueshme ne shumë pak do të mund të bënin në këtë drejtim dhe anën tjetër dëmi do të ishte i madh sa i përket pengesës që do të kishte në rritjen ekonomike në vend”, kishte thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori