LAJMI I FUNDIT:

Ban Ki-moon: Shpresoj që çështja e emrit të zgjidhet përfundimisht

Ban Ki-moon: Shpresoj që çështja e emrit të zgjidhet përfundimisht

“Inkurajues është fakti që keni arritur marrëveshje, por shqetësuese është që ekziston pakënaqësi tek qytetarët”, thotë ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në një deklaratë për mediat greke.

Siç njofton AIM, ai shpreson se dy vendet sa më parë do të arrijnë që përfundimisht të mbyllin çështjen shumëvjeçare mes tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se është shumë inkurajues fakti që të dy palët janë pajtuar ta zgjidhin çështjen shumëvjeçare për emrin. Gjithashtu jam i shqetësuar për faktin që ka disa pakënaqësi tek qytetarët. Sinqerisht shpresoj që çështja e emrit të përfundojë sa më parë”, tha Ban Ki-moon.


Ai shtoi se kontesti i emrit ka penguar zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin, jo vetëm mes dy vendeve, por edhe në rajon si dhe në OKB./Telegrafi/