LAJMI I FUNDIT:

Balotelli: Mund të largohem nga Nice, dua skuadër të fortë pas meje

Balotelli: Mund të largohem nga Nice, dua skuadër të fortë pas meje

Mario Balotelli mund të largohet nga Nice në janar, pasi kërkon të luajë në një skuadër që lufton për trofe dhe luan në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi ka folur për Sky Sport Italia, ku ka sqaruar shuam gjëra rreth të ardhmes.

“E kaluar është pas nesh, por në futboll gjithmonë mund të shkruash të ardhmen. Gabimi im është se adoleshencën e kam kaluar sikurse çdo adoleshent tjetër, por kjo nuk lejohet. Nuk mendoj që kam bërë ndonjë gjë të keqe”.


Ai duket që mund të largohet nga Nice, pasi edhe presidenti ka thënë që paga e tij është vështirë të paguhet nëse nuk luajnë në Evropë.

Balotelli duke festuar një nga golat

“E kam telefonuar Mino Raiolan dhe e kam pyetur: ‘Çfarë do të bëjmë në janar?  Ai tha se nuk e di. Dua që të mbahem në mend. Ta shohim. Dua të luaj me një skuadër të fortë pas meje. Dua të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të fitoj ndonjë gjë”.

“Nuk mendoj për fundin e karrierës ende. Jam 27 vjeç dhe kam para vetme dhe gjashtë apo shtatë vite karrierë në nivelet e larta”.

Balotelli mundet të largohet nga Nice

“E di që në futboll duhet të punosh shumë. Mendoj që jam në rrugën e duhur”, ka thënë Baltoelli.

Balotelli tha se nuk dëshiron që Juve ta fitojë titullin, jo që ka kundër tyre diçka, por kësaj radhe preferon Napolin ose Interin.

Në anën tjetër do t’i pëlqente një rikthim te Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori