Në Qendrën e Numërimeve dhe të Rezultateve aktualisht është duke vazhduar pranimi i materialit të ndjeshëm zgjedhor nga komunat e Kosovës.
Deri më tani ky material i ndejshëm zgjedhor është pranuar nga një numër i madh i Komunave dhe procesi është duke vijuar normalisht.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (LQZ), Valmir Elezi.
Ai ka thënë se koha se kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave është e përcaktuar me ligj dhe i bie të mbahen më 19 nëntor.
Sipas tij, në QNR do të bëhet edhe skanimi i listës së votuesve dhe pas kësaj do të fillohet me një proces tjetër, siç është numërimi i votave me kusht, votave të cilat kanë ardhur përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Puna e KQZ-së, sipas Elezit, tani është orientuar drejtë shpalljes së rezultateve përfundimtare e që kjo sipas tij, do të bëhet sa më të shpejtë që është e mundur.
“Numërimi i fletëvotimeve ka përfunduar në vendvotime gjatë mbrëmjes të së dielës, pra pas përfundimit të votimit menjëherë në vendvotime ka filluar numërimi i fletëvotimeve dhe ky proces ka përfunduar brenda pak orësh. Ndërkaq në QNR ka vetëm numërim të fletëvotimeve të votave me kusht, pastaj votave të personave me nevoja të veçanta dhe të votave të cilat kanë ardhur përmes postës. Ky proces do të filloj pas përfundimit të skanimit të listës përfundimtare të votuesve nga vendvotimet e rregullta”, tha ai.
Elezi i pyetur se kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave, ka thënë se ajo sipas ligjit i bie më 19 nëntor.
“Koha se kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave është e përcaktuar me ligj, pra do të mbahet katër javë pas ditës së raundit të parë, që i bie më 19 nëntor . Ndërkaq kohëzgjatja e fushatës për këtë raund të dytë të zgjedhjeve do të përcaktohet me vendim nga ana e KQZ-së”, tha Elezi.
Ai beson se që pasi të dalin me rezultatet përfundimtare, KQZ-ja do të caktojë edhe kohën e mbajtjes së fushatës elektorale për subjektet politike të cilat do të jenë në balotazh. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij