Site icon Telegrafi

Ballkoni plot lule shumëngjyrëshe edhe gjatë dimrit: Këtyre luleve as temperaturat e ulëta, as acari nuk mund t’u bëjnë asgjë!

Ka lule të cilat hapësirave mund t’u japin bukuri edhe në këtë stinë të vitit

Atyre luleve as temperaturat më të ulëta nuk mund t’u bëjnë asgjë, ndërsa janë njësoj të bukura si edhe ato të cilat lulëzojnë në periudhën më të ngrohtë, transmeton Telegrafi.

Jasemini dimëror

Jasemini lidhet me periudhën pranverore, mirëpo ekziston një lloj i cili lulëzon ekskluzivisht dimrit. Në varësi të temperaturës së ambientit, ajo lulëzon nga mesi i dimrit deri në mes të pranverës.

Ciklamini

Kjo lule shumë e bukur mund të gjendet në ngjyra të shumta dhe në çast do ta fisnikërojnë çdo hapësirë. Temperatura ideale për bimën është nga 10 në 18° C gjatë ditës dhe nga 6 në 8° C natën, por nuk i bëjnë dëm as temperaturat nën zero. Mbajini larg burimeve të nxehtësisë dhe sigurohuni që t’i ujitni rregullisht.

Kamelia

Kohëzgjatja e lulëzimit te varieteteve të ndryshme, mirëpo zakonisht nga një deri në tre muaj. Kameliet e duan ajrin e lagësht, andaj është mirë t’i spërkatni, por jo gjatë lulëzimit, sepse u dëmtohen lulet.

Erika-shqopë

Erika i përket familjes së bimëve me gjelbërim të përhershëm. Këto lule duan klimë të ftohtë dhe para së gjithash të lagësht. Për këtë arsye, ato është me rëndësi t’i spërkatni në mënyrë që të qëndrojnë sa më gjatë.

/Telegrafi/

Exit mobile version