Dinamo Zagreb 3-0 Ballkani: Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

- 14/12/2023 23:51-Ilir Daja thotë se është krenar me të arriturat e Ballkanit në garat evropiane
- 14/12/2023 23:50-Trajneri i Dinamo Zagrebit me lëvdata të mëdha pas ndeshjes për Ballkanin
- 14/12/2023 23:49-Armend Thaqi thotë se Ballkani nuk e meritoi humbjen e tillë ndaj Dinamos
- 14/12/2023 23:45-Notat e lojtarëve, Dinamo Zagreb 3-0 Ballkani: Shpëton vetëm Koliçi
- 14/12/2023 22:55-Mbyllet ndeshja
- 14/12/2023 22:44
- 14/12/2023 22:39
- 14/12/2023 22:35
- 14/12/2023 22:31
- 14/12/2023 22:28
- 14/12/2023 22:22
- 14/12/2023 22:07-Nis pjesa e dytë
- 14/12/2023 21:52-Mbyllet pjesa e parë
- 14/12/2023 21:51
- 14/12/2023 21:32
- 14/12/2023 21:19
- 14/12/2023 21:14
- 14/12/2023 21:01-Fillon ndeshja
- 14/12/2023 20:02-Formacionet zyrtare, Dinamo Zagreb – Ballkani
- 14/12/2023 17:07-Gjyqtarët e ndeshjes, Dinamo Zagreb – Ballkani
- 14/12/2023 13:38-Dinamo Zagreb me gjashtë ndryshime në krahasim me ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë
- 14/12/2023 13:33-Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit
- 14/12/2023 13:32-Çfarë i nevojitet Ballkanit për të kaluar në fazën tjetër në Ligën e Konferencës?
- 14/12/2023 13:29-Trajneri i Dinamo Zagreb, Jakirovic: Edhe pse barazimi na dërgon tutje, luajmë për fitore ndaj Ballkanit
- 14/12/2023 13:28-Gentrit Halili kërcënon Dinamo Zagrebin: Ne nuk kemi ardhur këtu për shëtitje, duam tri pikët
- 14/12/2023 13:25-Ilir Daja për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit: Do të luajmë gjithçka për gjithçka
- 14/12/2023 13:23-Ballkani të mërkurën ka zbarkuar në Kroaci
Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 3-0 në udhëtim te Dinamo Zagrebi në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, duke përfunduar kështu rrugëtimi për kampionin në fuqi të Kosovës.
14/12/2023 23:51-Ilir Daja thotë se është krenar me të arriturat e Ballkanit në garat evropiane
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja nuk është ndalur te humbja ndaj Dinamo Zagrebit, por më shumë është koncentruar në paraqitjen e ekipit të tij në përgjithësi në Ligën e Konferencës këtë sezon.
‘Timonieri’ shqiptar pas ndeshjes ka thënë se është shumë i kënaqur me skuadrën e tij, duke pasur parasysh se për vitin e dytë rresht po paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
14/12/2023 23:50-Trajneri i Dinamo Zagrebit me lëvdata të mëdha pas ndeshjes për Ballkanin
Trajneri i Dinamo Zagrebit ka vlerësuar lartë Ballkanin edhe pse fituan 3-0 në rrethin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, për të siguruar kalimin në fazën e paly-off-it.
Sergej Jakirovic ka thënë se ata luajtën ndaj një ekipi shumë të koordinuar dhe dinamik.
14/12/2023 23:49-Armend Thaqi thotë se Ballkani nuk e meritoi humbjen e tillë ndaj Dinamos
Armend Thaqi ka shprehur bindjen e tij se humbja 3-0 e Ballkanit kundër Dinamos së Zagrebit nuk ishte e merituar.
Kjo ndeshje shënoi përfundimin e aventurës së skuadrës nga Suhareka në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ku ekipi përfundoi i fundit në Grupin C me totalin e katër pikëve të fituara.
14/12/2023 23:45-Notat e lojtarëve, Dinamo Zagreb 3-0 Ballkani: Shpëton vetëm Koliçi
Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 3-0 në udhëtim te Dinamo Zagrebi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Kjo humbje solli rrugëtimi për kampionin në fuqi të Kosovës në garat evropiane.
Bruno Petkovic shënoi dy herë, ndërsa një gol e shtoi Dino Peric.
I vetmi që u vlerësua te Ballkani ishte portieri Enea Koliçi që mori notën 7.2. Nga lojtarët në fushë më së larti u vlerësua Qëndrim Zyba me notën 6.9.
Petkovic i Dinamo Zagreb ishte më i miri në fushë me notën 8.8.
Notat e lojtarëve të Dinamo Zagreb dhe Ballkanit
14/12/2023 22:55-Mbyllet ndeshja
14/12/2023 22:44
81’ Albin Berisha i vetëm me portier, gjuan drejt në trupin e tij. Nuk shënon nga një rast i qind për qind.
14/12/2023 22:39
76' GOL! Dinamo nuk ndalet. Petkovic shënon nga penalltia.
14/12/2023 22:35
71' GOL! Bruno Petkovic shënon nga një top i kthyer për 2-0.
14/12/2023 22:31
61' Gol! Dino Peric më i larti në kërcim, shënon me kokë për 1-0.
14/12/2023 22:28
65' Tanaka simulon në zonë, ndëshkohet me karton të verdhë.
14/12/2023 22:22
59' Enea Koliçi në super formë. Dy pritje të jashtëzakonshme.
14/12/2023 22:07-Nis pjesa e dytë
14/12/2023 21:52-Mbyllet pjesa e parë
14/12/2023 21:51
45' Dinamo Zagreb rrezikon. Petkovic pason te Vidovic i cili gjuan, por Koliçi mbron.
14/12/2023 21:32
30' Nazmi Gripshi pësoi një dëmtim, ku në vend të tij u inkuadrua Marsel Ismajlgeci.
14/12/2023 21:19
17' Kundërsulm i mirë i Ballkanit, por Edvin Kuc nuk e pranon topin në zonë si duhet.
14/12/2023 21:14
12’ Bajram Jashanica gabion në mbrojtje, përfiton Bruno Petkovic, por gjuajtja e tij bllokohet nga Lumbardh Dellova.
14/12/2023 21:01-Fillon ndeshja
14/12/2023 20:02-Formacionet zyrtare, Dinamo Zagreb – Ballkani
Ballkani luan ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24, ku përball do të ketë Dinamo Zagrebin.
Për këtë ndeshje Ilir Daja ka vendosur të luajë me emra si Hamidi, Gripshi dhe Berisha në sulm. Në anën tjetër te Dinamo do të luajnë në sulm mera si Petkovic dhe Baturina.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Stadion Maksimir” të Zagrebit me fillim nga ora 21:00.
Dinamo Zagreb: Zagorac, Sutalo, Petkovic, Baturina, Ristovski, Susic, Misic, Kaneko, Perkovic, Peric, Vidovic.
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili, Jashanica, Dellova, Trashi, Kuç, Zyba, Gripshi, Hamidi, Berisha.
14/12/2023 17:07-Gjyqtarët e ndeshjes, Dinamo Zagreb – Ballkani
Gjyqtari kryesor i ndeshjes Dinamo Zagreb – Ballkani mes do të jetë spanjolli Ricardo de Burgos.
Ndihmës të tij do të jenë Iker De Francisco dhe Jon Nunez, ndërsa i katërt do të jetë Pablo González Fuertes.
Në dhomën e VAR do të jenë Jose Luis Munuera (VAR) dhe Mario Melero Lopez (AVAR).
14/12/2023 13:38-Dinamo Zagreb me gjashtë ndryshime në krahasim me ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë
Krahasuar me ndeshjen e parë në Prishtinë, të cilën Ballkani e mundit Dinamon 2-0, do të ketë deri në gjashtë ndryshime në formacione kroatëve, kështu që Dinamo do të jetë shumë më e fortë në ndeshjen e sotme.
Edhe pse ka derbi me Hajdukun të dielën, Dinamo do të luajë me skuadrën më të fortë, shkruan Index.hr.
Jakirovic i ka në dispozicion pothuajse të gjithë lojtarët përveç Josip Drmicit dhe Deni Juricit, të cilët janë të lënduar.
14/12/2023 13:33-Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka ndarë mendjen për formacionin që pritet ta hedh në fushë për ndeshjen e sotme (e enjte) ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të Grupit C në Ligën e Konferencës.
Telegrafi mëson se trajneri shqiptar në mungesë të sulmuesve anësor, Almir Kryezi dhe Walid Hamidi, pritet të ndryshoj skemë.
Nga rreshtimi i preferuar 4-3-3, Daja pritet të ‘zbarkoj’ sonte në Zagreb me një rreshtim 3-5-2, ku Gentrit Halili, Lumbardh Dellova dhe Bajram Jashanica do ta përbejnë treshen e mbrojtjes para portieri Enea Koliqi.
Qëndrim Zyba, Edvin Kuc dhe Vesel Limaj pritet të jenë treshja e mesfushës, ndërsa nga krahët do të ndihmohen nga anësorët Armand Thaqi dhe Lorenco Trashi. Në sulm do të luajnë Nazmi Gripshi dhe Albin Berisha.
14/12/2023 13:32-Çfarë i nevojitet Ballkanit për të kaluar në fazën tjetër në Ligën e Konferencës?
Ballkani luan sot (e enjte) ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24, ku përball do të ketë Dinamo Zagrebin.
Pasi çekët e Viktoria Plzen e ka siguruar vendin e parë në Grupin C, tri skuadra e tjera janë në garë për pozitën e dytë.
14/12/2023 13:29-Trajneri i Dinamo Zagreb, Jakirovic: Edhe pse barazimi na dërgon tutje, luajmë për fitore ndaj Ballkanit
Trajneri i Dinamo Zagreb, Sergej Jakirovic, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes, duke thënë se nuk ka kalkulime në këtë ndeshje.
14/12/2023 13:28-Gentrit Halili kërcënon Dinamo Zagrebin: Ne nuk kemi ardhur këtu për shëtitje, duam tri pikët
Në konferencë për media së bashku me Ilir Dajën në krah ishte edhe mbrojtësi, Gentrit Halili, i cili u tregua optimist para ndeshjes.
Halili ka thënë se të gjithë te Ballkani janë të vetëdijshëm se ndeshja me Dinamon do të jetë shumë e vështirë, por shtoi se ekipi nga Suhareka ka udhëtuar për pikët e plota.
14/12/2023 13:25-Ilir Daja për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit: Do të luajmë gjithçka për gjithçka
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se skuadra e tij e di që ka një ndeshje të vështirë para vetes ndaj Dinamo Zagrebit, por që do të tentojnë të marrin gjithçka nga kjo përballje.
Në konferencë për media ishte i pranishëm trajneri Ilir Daja që e vlerësoi lartë këtë ndeshje, duke konfirmuar mungesën e Almir Kryeziut.
14/12/2023 13:23-Ballkani të mërkurën ka zbarkuar në Kroaci
Suharekasit kanë udhëtuar drejt Zagrebit ditën e mërkurë, ku pastaj kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para përballjes me Dinamo Zagrebit.
Dueli mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00.





































