LAJMI I FUNDIT:

Ballkani, Partizani dhe Struga mësojnë kundërshtarët e mundshëm për ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës

Ballkani, Partizani dhe Struga mësojnë kundërshtarët e mundshëm për ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës

Ballkani, Partizani dhe Struga janë tre skuadrat shqiptare që kanë mbetur ende në garë në Ligën e Konferencës.

Tre skuadrat shqiptare kampione në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut nuk kanë kohë për të humbur, pasi menjëherë do të vihen përballë kundërshtarëve të radhës nëse kalojnë edhe rrethin e tretë.

Të enjten e datës 10 gusht, Ballkani pret në shtëpi skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps, Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Valmieran, ndërkohë që Struga do të përballet në Ohër me ekipin e Swift Hesperange, që vjen nga Luksemburgu.


Zyrtare: Ballkani i jep lamtumirën Albion Rrahmanit
Lexo po ashtu Zyrtare: Ballkani i jep lamtumirën Albion Rrahmanit

Nëse kualifikohen, tri skuadrat do të mbërrinin në fazën ‘Play-off’, një hap larg kalimit në fazën e grupeve, aty ku Ballkani mori pjesë sezonin e kaluar për herë të parë në histori.

Nëse ia del përballë Lincoln, Ballkani i Ilir Dajës mund të ndeshet me ekipet që eliminohen nga çiftet:

FK Zalgiris Vilnius (Lituani) / BK Hacken (Suedi)
FC Sheriff Tiraspol (Moldavi) / FC BATE Borisov (Bjellorusi).

Nëse Partizani dhe Struga kualifikohen do vihen përballe një prej ekipeve që eliminohen nga çiftet:

HSK Zrinjski (Bosnje) / Breidablik (Islandë)
Qarabag FK (Azerbajxhan) / HJK Helsinki (Finlandë)
FC Astana (Kazakistan) / PFC Ludogorets 1945 (Bullgari).

Shorti në selinë e UEFA-s do të hedhet me fillim nga ora 14:00 ku Ballkani, Partizani dhe Struga mësojnë kundërshtarin për ‘Play-Off’ nëse kalojnë në këtë fazë të garave./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori