Zyrtarisht për ndeshjen e dytë në mes të Ballkanit dhe Shkupit, janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion për këtë takim.

Ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të mbretëroj një atmosferë fantastike.


Para pak minutave, Ballkani në rrjetet sociale ka paralajmëruar se nuk ka më vende të lira, gjithashtu kampionët e elitës së futbollit kosovar kanë kërkuar falje për kapacitetin të cilin e posedon stadiumi në Prishtinë.

300220325 3260949440809418 5072533482240495766 n

“Te dashur tifoz. Duke shfaqur konsideratë të lartë ndaj të gjithë të interesuarit për të ndjekur ndeshjen, ju njoftojmë se të gjitha biletat janë shitur dhe me nuk ka mundësi që të pajiseni me biletë. Kërkojmë falje, por këto janë kapacitetet e stadiumit. Faleminderit shumë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Jo vetëm Ballkani do të ketë përkrahje madhështore sonte, pasi tifozët e Shkupit, Shvercerat do të jenë prezent në Prishtinë për të ndjekur ndeshjen më të rëndësishme në historinë e klubit shqiptar, të cilët u shpallën kampion në edicionin e kaluar, në futbollin elitar të Maqedonisë së Veriut.

299663371 3260987557472273 5580811537501272312 n

Stadiumi “Fadil Vokrri” ka kapacitet prej 13500 shikues dhe pritet të jetë i mbushur.

Ballkani ka epërsinë nga ndeshja e parë me rezultat 2-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app