LAJMI I FUNDIT:

Ballkani kthehet nga pushimi, synon tre trofe këtë sezon

Ballkani kthehet nga pushimi, synon tre trofe këtë sezon

Ballkani është kthyer në stërvitje pas një pushimi të shkurtër, por të nevojshëm pas një stinori vjeshtor me shumë angazhime.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, doli në fushë ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi.

Ballkani e nis stinorin vjeshtor me Superkupën e Kosovës, që zhvillohet më 20 janar në Antalya të Turqisë, e ku përballë do ta ketë Prishtinën.


Klubi ka postuar disa foto, ku shihet kthimi në stërvitje i Lindon Emërllahut, ndërsa te kampioni në fuqi janë të motivuar për të tre trofetë që janë në garë.

“Pas një pushimi të shkurtër dimëror, skuadra është rikthyer në stërvitjet e rregullta.  Ato nisën sot me përkushtimin maksimal, ku të gjithë jemi me motivin më të lartë të mundshëm, drejt synimeve tona të qarta, duke filluar nga Superkupa e cila zhvillohet këtë muaj, Kupa e Kosovës sikurse edhe objektivi kryesor, titulli i tretë kampion. Na pret një pranverë e nxehtë, ku së bashku me ju, urojmë dhe mbi të gjitha besojmë t’ia dalim”, shkruhet në postimin e klubit.

Ballkani ndeshjen e parë pas rikthimit nga Turqia do ta zhvillojë me 4 shkurt në 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, kundër Vëllaznimit në shtëpi. Ndërkohë kampionati kthehet me 10 shkurt, ku Ballkani është mysafir i Lirisë.

Ballkani stinorin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e parë me 40 pikë, para Llapit e Dritës që kanë nga 34 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Ligat tjera
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori