Vizita e lamtumirës e kancelares Merkel në Ballkanin Perëndimor është pasqyruar gjerësisht në shtypin gjerman.
Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung nën titullin “Me vështrimin anash drejt Kinës” shkruan se kancelarja Merkel e theksoi në Ballkan rëndësinë e rajonit për Bashkimin Europian.
“Shtetet anëtare të BE-së duhet të mbajnë gjithmonë parasysh, se ‘ka një interes absolutisht strategjik’ për ne, që këto vende të pranohen në BE’, tha Merkel në Beograd.
Me këtë pa e përmendur me emër Merkel u pozicionua mbi rritjen e influencës ekonomike dhe politike të Kinës në rajon.
FAZ i kushton vëmendje edhe gati paralizimit të procesit të anëtarësimeve në BE pas anëtarësimit të Kroacisë në vitin 2013.
“Bëhet fjalë për gatishmërinë e BE për pranimin e anëtarëve të rinj”.
Merkel foli për “një shqetësim për aftësinë institucionale funksionuese”.
Kësaj i shtohet në rastin e Beogradit edhe konflikti i pazgjidhur me Kosovën, shkruan FAZ.
“E pyetur për këtë, nëse Serbia duhet të njohë Kosovën, nëse do të bëhet anëtare e BE, Merkel tha, se ‘disa çështje zgjidhen në fund të një procesi. Të gjithë e dinë që Kosova nuk është njohur nga disa vende të BE. Dhe nuk ka kuptim të flasësh për problemin e fundit, pa zgjidhur më parë probleme të tjera”.
FAZ nënvizon, se Merkel mori si shembull Gjermaninë, se sa kohë zgjati, derisa me marrëveshjen Dy plus Katër” u krijua qartësi.
Kurse gazeta “Rheinische Post” nën titullin “Bilanc zhgënjyes në Ballkan” shkruan, se që në vitin 2005 për herë të parë si kancelare gjatë udhëtimit në Ballkan, Merkel bëri të ditur se sa të nevojshme janë për rajonin perspektivat e reja pas luftërave të përgjakshme.
Por ende sot perspektiva e anëtarësimit është e ngadaltë dhe aktorë të tjerë të fuqishëm duan të zënë vend në këtë krah të hapur të Europës.
“Kjo e dobëson Europën. Por në fund të kohës së saj si kancelare, Merkel vetëm mund të apelojë tek BE dhe të sigurojë, se Ballkani edhe për pasuesin e saj do të jetë një çështje zemre. Kjo është shumë pak dhe kështu vizita e saj, me gjithë vlerësimin e madh të partnerëve në bisedime për angazhimin e saj, të sjell parandjenjën, se pas epokës së Merkelit problemet dhe konfliktet mund të ashpërsohen”.
Gazeta Neue Zürcher Zeitung në artikullin e saj “Pak vëmendje për Ballkanin”, shkruan se Ballkani Perëndimor, siç quhen të gjashtë vendet aspirante për anëtarësim në BE nuk ka qenë asnjëherë prioritet i politikës së jashtme të kancelares.
“Por as e painteresuar Merkel nuk ka qenë. Madje edhe në pikun e krizës greke të borxheve në vitin 2015, Merkel gjeti kohë të shkojë në Beograd, Sarajevë, dhe Tiranë”.
Zyrtarisht Berlini e mbështet qëllimin e largët të zgjerimit të BE, shkruan NZZ, por jetësimi i tij për një kohë të pacaktuar do të mbetet një iluzion.
Për Merkelin ka qenë i rëndësishëm stabiliteti, pas luftërave të përgjakshme në rajon, dhe kjo është arritur në masë të madhe.
“Por çështjet e mëdha mbetën të pazgjidhura. Bisedimet e drejtuara nga BE mes Kosovës dhe Serbisë lëvizin ngadalë pa asnjë rezultat. Diku tjetër vihet re regres. Në Bosnje së fundmi dhe në Malin e Zi dallimet etnike përdoren për lojëra të mëdha politike”.
NZZ vëren se Merkel u fokusua tek kontaktet private.
“Për shkak të kontradiktës shqiptaro-serbe u respektuan Rama dhe Vuçiqi, pavarësisht tendencave autoritare të të dy politikanëve”.
Artikulli i kushton vëmendje edhe kritikave që ka pasur ndaj kancelares në Ballkan, sidomos nga opozita serbe.
“Politika e Merkelit në Ballkan qëndron për një koncept që në rajon me përçmim përcaktohet si ‘stabilokraci'”.
Kurse gazeta gjermane tageszeitung nën titullin “Një lamtumirë melankolike drejt së panjohurës” pyet, nëse perspektiva e Ballkanit Perëndimor pas largimit të Merkelit do të hiqet nga vëmendja.
Me ndjenja të përziera e shohin qytetarët në vendet e Ballkanit fundin e epokës së Merkelit, sepse ajo u pa në këto vite si një spirancë e shpresës dhe stabilitetit.
“Se çfarë do të vijë pas saj është e paqartë, prandaj kjo e rrit pasigurinë”.
TAZ shkruan, se atmosfera në popullsinë e këtyre vendeve është e përcaktuar nga simpatia dhe respekti për Merkelin, me gjithë kritikat.
“Imazhi i saj pozitiv lidhet edhe me atë që Merkel nuk hoqi dorë asnjëherë nga perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, edhe pse nuk ia doli që në këtë pikë të arrinte suksese”.
TAZ shkruan se “në kujtesë do të mbetet se Merkel me Jo-në e saj të politikës së presidentit Trump që propozoi shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2019 e përcaktoi qartë paprekshmërinë e kufijve në Ballkan. Ky pozicion tanimë është pranuar në BE”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës – deputetja pëson sulm në tru

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës