Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ishte ftuar sot të raportojë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi në lidhje me problemet e nostrifikimit të diplomave.
Kryetarja e komisionit Duda Balje tha se ministri ishte ftuar pasi një pjesëtar i komunitetit boshnjak kishte kërkuar shpjegime rreth nostrifikimit të diplomave.
Ministri Bytyqi tha se nëse bëhet fjalë për një profesor nga Peja, ka zhvilluar një takim me të.
“Nëse është kërkesa nga profesori i Pejës unë kam pasur takim me të. Me sa kam unë informatë profesorit i është gjetur një zgjidhje në vendin e punës”, tha ministri Bytyqi.
Balje më tutje kërkoi shpjegim nga ministri pse vetëm serbët nga komunitetet në Kosovë punojnë pa nostrifikuar diplomat.
“Ndoshta ju nuk keni diskriminim brenda zyrës po ka diskriminim në terren dhe këtu jam e bindur 100 për qind. Romëve, ashkalinjve dhe boshnjakëve u kërkohet nostrifikimi kur hyjnë në punë. Vetëm serbëve nuk u kërkohet nostrifikimi”, tha Balje.
Kryetarja e komisionit më tutje pyeti ministrin sa shqiptarë punojnë në Serbi me diploma të Kosovës.
“Ministër tregomë sa shqiptarë të Kosovës punojnë me diplomë të Kosovës në Serbi. Asnjë. Sa serbë punojnë në Kosovë me diploma të Serbisë pa nostrifikim?”, pyeti Duda Balje.
Ministri nostrifikimin e diplomave me Serbinë e cilësoi çështje politike.
“Unë kam pas takim direkt me ministrin e Serbisë për nostrifikim te diplomave. Nuk ka qenë gatishmëri e ministrit të Serbisë meqë ai e ka konsideruar çështje politike”, tha ministri Bytyqi.
Më tutje Duda Balje pyeti se a po zbaton Kosova reciprocitet në çështjen e nostrifikimit të diplomave, por ministri Bytyqi u përgjigj se çështja e reciprocitetit nuk është çështje e ministrisë.
Ministri tregoi se kur ka marrë detyrën ka pasur mbi 1 mijë aplikime që prisnin përgjigje për nostrifikim diplomash.
Kumrije Gagica, drejtuese e Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave NARIC Kosova tha se pranohen 1560 deri 200 kërkesa për nostrifikim në muaj.
Gagica tregoi se 46 aplikacione janë refuzuar në Bruksel. Kjo për shkak të mosakreditimit të programit, 12 aplikime janë refuzuar nga Beogradi, ndërsa 375 aplikime janë përfunduar. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos