LAJMI I FUNDIT:

“Kosova nuk është e rrezikuar nga islamistët ekstremë”

“Kosova nuk është e rrezikuar nga islamistët ekstremë”

Kosova nuk është e rrezikuar nga organizatat dhe islamistët ekstremë.

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani, në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së i ka siguruar deputetët se në muajin e shenjtë të Ramazanit, gjithçka është në kontroll dhe se vendi nuk është i rrezikuar.

Këtë e ka bërë të ditur Duda Balje, anëtare e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.


Ajo nuk ka treguar shifrat e shpenzimeve të AKI-së për gjashtë mujorin e këtij viti, pasi sipas saj, raportimi i sotëm nuk ka pasur shifra të shënuara por vetëm ka qenë një raportim në vija të përgjithshme.

“Ne si deputet të Komisionit për AKI nuk kemi të drejtë me marrë në letër krejt raportin financiar. Kemi marrë informata prej sekretarit të përgjithshëm qysh kemi marrë. Vetëm shumë shkurt ka qenë sepse kemi aq drejtë, nuk kemi hy në shpenzime, në shifra, kemi biseduar vetëm në nivelin të përgjithshëm qysh kanë shpenzuar. Qysh kemi kuptuar prej sekretarit të përgjithshëm deri tash Auditori i Përgjithshëm nuk ka gjetur diçka keq, krejt është në rregull brenda financave. Ky Agjencion ka nisur me përgatit buxhetin për 2017, nuk ka pasur kërkesa për rishikim të buxhetit”, tha Balje.

Pas këtij raportimi, anëtarët tjerë të komisionit nuk u deklaruan për media.