Rosa Balfour nga fondi nga "German Marshall Fond", specialiste për Evropën dhe zgjerimit të BE-së, për AIM paralajmëron se nëse nuk miratohet marrëveshja me Greqinë në Kuvend, nuk duhet përjashtuar mundësia e destabilizimit të vendit dhe në rajon.

"Nuk janë të mira pamjet çka nëse bie marrëveshja. Historia tregon se pa angazhim kombëtar, siç e pamë në Maqedoni, status-quo-ja jo vetëm që e varros demokracinë, por edhe stabilitetin. Nuk mundemi ta përjashtojmë mundësinë nga përkeqësimit të marrëdhënieve etnike në vend, nuk them se do të ndodh, por kjo mund të sjell në krizë politike në vend, por edhe të destabilizohet më gjerë në rajon", thotë Balfour, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Siç cek Balfour, edhe pse bashkësia ndërkombëtare ka pritur probleme rreth daljes në referendum dhe ka qenë e vetëdijshme se ka probleme me listat zgjedhore, ajo megjithatë ka treguar se sa e rëndësishme është kjo marrëveshje në këtë referendum, kështu që figurat e larta politike e vizituan vendin gjatë fushatës.

Balfour konsideron se në Maqedoni nuk ka qenë "plotësisht e vetëdijshme" rëndësia historike në këtë marrëveshje e cila duhet të jetë dalje nga "status-quo"-ja ku është e "bllokuar Maqedonia nga viti 2005".

Përveç mundësisë të destabilizimit apo përkeqësimit të gjendjeve në vend, mos suksesi eventual i marrëveshjes mund të ketë ndërlidhje edhe për rajonin, paralajmëroi Balfour.

"Nuk duhet ta shohim Maqedoninë vetëm në kontekstin e Maqedonisë, por në kontekst më të gjerë. Nëse shqiptarët etnike ndihen të tjetërsuar për shkak të përkeqësimit të kontekstit politik, nëse dialogu midis Serbisë dhe Kosovës varroset për shkak të oportunistëve politik, dhe e dimë se ka në rajon, kjo mund të sjell në destabilizim", thotë Rosa Balfoir.

Balfour thotë se nuk dëshiron të parashikojë skenarë katastrofal, por se në gjendjen e tanishme rreziku nuk përjashtohet.

Topi tash, thotë ajo, është te Kuvendi dhe se krahas daljes së vogël, shumica dërmuese ka votuar për marrëveshjen.

"Marrëveshja e Maqedonisë mund të jetë shembull i mirë për të tjerët në rajon, për mënyrën se si konteste të rënda dhe të gjata mund të zgjidhen me vullnet të mirë. Një hapje drejt ndryshimit të praktika të vjetra. Është keq që nuk tërhoqi më shumë vëmendja nga ana e qytetarëve. Por, natyrisht ata që dolën të votojnë, votuan në shumicë dërmuese për marrëveshjen", thotë Balfour./Telegrafi/