LAJMI I FUNDIT:

Bale e dëshiron finalen, ka disa fjalë për Ronaldon

Bale e dëshiron finalen, ka disa fjalë për Ronaldon

Sulmuesi fantastik i Uellsit, Gareth Bale ka folur para ndeshjes gjysmëfinale mes Portugalisë dhe Kombëtares së tij.

Anëtari i Real Madridit ka bërë të qartë se ai dhe shokët e tij kërkojnë finalen e Kampionatit Evropian.

“Ne në këtë takim vijmë pas një ndeshje fantastike ndaj Belgjikës. Ishte një ndeshje madhështore dhe synojmë ta përsëritim atë takim”.

“Besoj shumë se mund të arrijmë në finale, edhe pse kemi mungesa të mëdha si ajo e Aaron Ramsey dhe Ben Davis”, deklaroi Bale i cili foli edhe për Ronaldon.


“Me Cristianon kam një raport mjaft shumë të mirë. Në Real Madrid e ndihmojmë njëri-tjetrin në fushë, por asnjëherë nuk jam marrë me jetën e tij private ose anasjelltas. Jemi kolegë profesionistë”.

“A e keni pasur shembull Ronaldon gjatë karrierës suaj? Unë po shijoj ditët e mija dhe nuk më pëlqen të bëjë krahasim me askënd. Ronaldo është në një nivel maksimal ku bënë pjesë ai dhe Messi”.

“Do mundohem të fitoj sa më shumë të jetë e mundur dhe të përmirësohem, për të ndihmuar klubin dhe Kombëtaren ku luaj. Trofetë janë të paharrueshëm për çdo lojtar”

“Jeni më i mirë ti apo Ronaldo? Nuk më takon mua ta vendos. Nuk luaj për të fituar lavdi personale, por për të ndihmuar ekipin. Fakti që Uellsi ka pasur një ecuri pozitive deri tani, lidhet me raportin e jashtëzakonshëm që kemi me njëri-tjetrin. Jemi si vëllezër. Te ne, ylli është ekipi, jo individi”, përfundoi Bale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori