Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve si bashkësi etnike e madhe duhet të rritet dhe assesi të zvogëlohet, vlerëson profesori universitar, Hasan Jashari.
Mekanizmi i Balancuesit që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit,e që ka për synim përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve në vend, edhe pse përmirësoi strukturën e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike, pas një kohe filloi të keqpërdoret dhe me këtë u keqpërdor edhe ideja e përfaqësimit të barabartë.
Çështja e përfaqësimit në të ardhmen duhet të përfshijë aspekte ligjore të cilat do të garantojnë barazi për të gjitha etnikumet.
“Natyrisht se zërat tash që dëgjohen se duhet të zhduket balancuesi. Ata duhet ta kenë të qartë se të drejtat e bashkësive etnike dhe për një bashkësi etnike shqiptare që është numerikisht jashtëzakonisht e madhe, nuk mund të zvogëlohen, por me zhvillimin e shoqërisë njerëzore duhet të kërkohen cilësi të reja dhe këto të drejta dhe mundësi, duhet të zmadhohen, të pasurohen me elemente të reja. Andaj këto orvatje duhet të jenë të pasuksesshme”. – deklaroi Profesori universitar, Hasan Jashari.
Mekanizmi i balancuesit, edhe pse për një kohë të gjatë në fuqi, nuk mundi të sigurojë përfaqësim të drejtë në shumë profesione dhe segmente kyçe në shtet. Duhet të insistohet që këto çështje të jenë më transparente dhe të kërkohet zgjidhje nga faktori politik për sektorët në të cilat shqiptarët nuk janë të përfaqësuar.
“Bëhet pyetja a mund të gjendet një zgjidhje më e mirë. Gjithsesi mund të zgjidhet më mirë, mirëpo zgjidhje ideale nuk ka. P.sh. asnjë mekanizëm nuk mund të zgjidh përfaqësimin e shqiptarëve në banka, në sektorët ku punohet me para, ku kemi të bëjmë me financa, tatime. Por,vazhdimisht duhet të insistohet, vazhdimisht duhet të bisedohet, të hapet debat politik, publik, me qëllim që edhe ata vende, siç janë ato në financa, polici, ushtri, gjegjësisht në njësi të specializuara të cilët shpesh ngatërrohen me një term të themi fashizoid dhe komunist se atje punësohen njerëz nëpërmjet aftësive profesionale dhe si mundet që ata të jenë prej një etnikumi.” – tha Profesori universitar, Hasan Jashari.
Paralajmërimet për heqjen e Balancuesit, sipas “Frontit Evropian” cenojnë drejtpërdrejt Marrëveshjen e Ohrit. Mirëpo nga koalicioni VLEN, thonë se vitet e fundit ky mekanizëm është keqpërdorur dhe se nuk po luan rolin e tij për përfaqësim të drejtë të komuniteteve jo shumicë.
Në vend të “Balancuesit”, sipas tyre do të miratohet një Ligji i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili do të garantojë barazi të plotë dhe përfaqësim të drejtë për të gjitha komunitetet etnike.
Ndërkohë, ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, së fundmi ka deklaruar se Mekanizmi i “Balancuesit” do të mbetet në fuqi, derisa nuk gjendet zgjidhje tjetër më cilësore ligjore. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës