Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, nga radhët e Nismës për Kosovën, Kadri Balaj, ka theksuar se gjysma e buxhetit të kësaj komune po shkon në meremetimin e rrugëve.

Balaj, në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se ky buxhet duhet drejtuar për sektorin e bujqësisë.


“Mendoj se ato para duhet drejtuar për subvencion të bujqve, e që aty të ketë vetëpunësim familjar, dhe kështu rreth 60 për qind të buxhetit të orientohet në bujqësi”, ka shtuar Balaj./Telegrafi/