LAJMI I FUNDIT:

Balaj-Halimaj: Qeveria së shpejti do të funksionalizojë zyrën për mbështetje të qytetarëve të Luginës

Balaj-Halimaj: Qeveria së shpejti do të funksionalizojë zyrën për mbështetje të qytetarëve të Luginës

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka takuar kryetarin e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar shqiptare në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, me të cilin ka biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes së cilës Serbia synon të ndryshojë përbërjen demografike te shqiptarëve në Luginë.

Balaj-Halimaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se në emër të Qeverisë së Kosovës, Kamberin e ka siguruar që institucionet e Kosovës do të qëndrojnë gjithmonë afër në mbështetje të qytetarëve të Luginës së Preshevës në kërkesat e tyre për t’i gëzuar të drejtat që iu takojnë.

“Në funksion të kësaj Qeveria e Kosovës së shpejti do të funksionalizojë zyrën për mbështetje të qytetarëve të Luginës. Deputetin Kamberi poashtu e përgëzova për guximin dhe angazhimin e tij në Kuvendin e Serbisë në funksion të sensibilizimit për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve atje”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Kalo në kategori