Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se të gjitha partitë duhet të reflektojnë, që të mos kemi një krizë të re politike.
Ai ka theksuar se nëse shkohet me inate, atëherë pa u bërë Kadri Veseli kryeparlamentar e gjithë jeta politike në Kosovë mbetet e bllokuar, ndërsa ka kërkuar që partitë ta shqyrtojnë ofertën e Veselit për dalje nga kriza.
“Të gjitha partitë duhet të marrin mësin nga kriza e para tri vjetëve dhe ne si PDK do të punojmë në këtë drejtim, pasi nuk guxojmë që ajo krizë të përsëritet. Ne kemi dalur me një zgjidhje që të zhbllokohet formimi i institucioneve, në mënyrë që të mos mbetemi në këtë pozitë”, tha Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës.
“PDK është në të drejtën kushtetuese për ta pasur kryetarin e Kuvendit. Versioni i parë, nëse të gjitha partitë duan të jenë kryenece, duhet të gjendet metoda për t’u votuar kryetari i kuvendit. Nëse nuk ka konsensus, vendi do të mbahet në krizë, pasi e drejta e PDK-së ëshët e patransferueshme”.
Bajrami tha se “duke pasur përgjegjësi para vendit, Kadri Veseli, ai u ka bërë propozim partive tjera për një alternativë tjetër për kryetar kuvendi, nëse opozita pajtohet që të procedohet për qeverinë”.
“Zgjedhjet duhet të shmangen, sepse demokracitë e reja nuk mund të përballojnë kriza të vazhdueshme dhe zgjedhje të njëpasnjëshme. Kujtoj se herën e shkuar, në raudin e parë unë nuk u pata zgjedhur për kryetar Kuvendi, ndërsa Kadri Veseli po. Nëse ka qenë atëherë i pranueshëm, pse nuk është tani”.
“Seanca konstituive nuk mund të mbyllet kurrë, pra ajo qëndron e hapur derisa të konstituohet kuvendi. Ajo mund të ndërpritet, por duhet të vazhdojë, derisa të përmbyllet procesi”, tha Bajrami. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës