Profesori Ujkan Bajrami ka folur rreth tregut të punës dhe papunësisë në Kosovë.
Ai ka thënë se papunësia e prej 10.7% sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) e cila ishte për vitin 2023, pritet të bie edhe më tutje.
Profesori Bajrami ka thënë se për këtë rënie janë disa faktorë dhe njëri ndër ta është edhe migrimi i popullsisë.
“Në vitin 2025 i referohem nëse jemi në kushtet e njëjta ekonomike, papunësia do të shkoj në 9.46% për të rënë edhe më tutje në vitin 2026 në 7.92%, për të shku në 2027 në 6.37%”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në këtë statistik të tij, ka një numër të madh të faktorëve që ndikojnë e një ndër to është çështja që lidhet me migrimin e popullsisë e sidomos e fuqisë aktive punëtore.
“Shkalla e pjesëmarrjes e popullsisë në fuqinë punëtore mes moshës 15-64 është 42.30% ku hyn edhe 10.7% i papunësisë”.
Ai ka thënë se “nuk jemi të pa-punëtorë por njerëzit që kanë qenë në kërkim të një pune aktive të paktën për gjashtë muaj janë lodh nga kërkesa dhe shkalla e migrimit dhe kjo që ka ndodhur këtu që e quajmë të një ‘papunësie të maskuar’ ndikojnë punësimet sezonale ose punësimet që bëhen për intervale të shkurtra kohore”, ka thënë ai.